KQZ shpërndan sot fondet për partitë për 2012-ën
27/01/2012 Qeveria ka parashikuar në Buxhetin 2012 fondin 189 milionë lekësh për partitë parlamentare
Projektvendimi: Partia Demokratike merr 79 milion dhe Partia Socialiste merr 75
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përcaktojë sot masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore. Në rendin e ditës së mbledhjes së sotme KQZ bën me dije se në mbledhje do të bëhet shqyrtimi i projektvendimit: “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike për vitin 2012”. Në relacionin bashkëngjitur projektvendimit, KQZ-ja sqaron se “Ligji nr.10487, date 05.12.2011 “Per buxhetin e vitit 2012”, ka parashikuar fondin prej 189 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2012.” Nga këto 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor; 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare. Partitë politike që kanë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi, dhe që perfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit janë: Partia Demokratike (68 vende); Partia Socialiste (65 vende); LSI-ja (4 vende); PBDNJ-ja (1 vend); PR-ja (1 vend), dhe PDIU-ja (1 vend).
Fondet që përfitojnë partitë parlamentare
Partia Demokratike 78.985.728 lekë
Partia Socialiste e Shqiperise 75.283.434 lekë
Levizja Socialiste per Integrim 11.045.574 lekë
Partia per Drejtesi dhe Integrim 8.214.462 lekë
Partia Bash.Drej. Njeriut 7.482.141 lekë
Partia Republikane 7.656.021 lekë
Partia Socialdemokrate 332.640 lekë
Totali 189.000.000 lekë