E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Kreu i PS te deshmoje ne prokurori

27/01/2012  Kryeprokurorja Ina Rama, intervistë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut

Kryeprokurorja Ina Rama komentoi dje zhvillimet më të fundit në fushën e drejtësisë dhe analizoi disa prej çështjeve kryesore që kanë ngjallur kureshtjen e publikut. Kryeprokurorja ju referua fillimisht çështjes së rrjedhjes së informacionit sekret në media duke thënë se ky nuk është fenomen shqiptar. “Sa i takon ekspertizës së FBI-së kanë dalë të dhëna që imagjinoheshin pasi ishte proces i gjatë që kalon në disa institucione. Përgjithësisht që në momentin kur nisëm kërkesën diheshin çështjet që kërkoheshin”, u shpreh Ina Rama në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu, duke ju referuar asaj çka ka shkruar shtypi.

Ka raste kur Prokurorisë i rrjedh informacioni?

Jo për çështje të vullnetit. Kam përshtypjen se nuk është problem i vetëm Prokurorisë në Shqipëri, por dhe i shoqëris. Në lidhje me FBI me aq sa kam mundur të shikoj shtypin kanë dalë të dhëna që edhe mund të imagjinoheshin. Përgjithësisht kur nisëm kërkesën diheshin çështjet që shtroheshin. Ka angazhime të shumë strukturave në hetime. Gazetarët janë në kërkim të informacionit. Faktikisht është vetë Prokuroria që dëmtohet. Është problem i madh dhe shqetësues, por dhe i vështirë për ta ndaluar.

Thatë se Prokuroria flet me punë dhe jo duke u ekspozuar me deklarata?

Është një punë që jo detyrimisht duhet bërë me dalje publike.

Përse 21 janari u vonua kaq shumë?

Nuk është vonuar shumë. Që në ditën që ndodhi ngjarja Prokuroria e Tiranës ka qenë në detyrë, sepse për shkak të natyrës duheshin disa grupe pune për disa sektorë. Një grup tek viktimat, një grup në spital për të marrë deklarimet dhe ekzaminimet, një grup shoqëruan të ndaluarit e policisë. Një grup për të marrë anën dokumentare. Pra, nuk është proces i thjeshtë. Vazhdoi më pas me marrje provash të dokumenteve dhe armëve të Gardës. Me pyetje të një numri të konsideruar. Me shqyrtimin e pamjeve të marra nga TV. Është një punë voluminoze. Dhe u detyruam të presim për shkak se dërguam një kërkesë për ndihmë juridike në SHBA dhe në pritje të kësaj kërkese.

Nuk mund të kryheshin hetimet pa ndihmën nga FBI?

Për vrasjet, serverin ringritjen e ngjarjes. Se kemi marrë ende ringritjen e ngjarjes tre dimensionale, apo rikthimin e serverit. Kemi bërë ekzaminimet balistike, por si janë kthyer të gjitha përgjigjeve. Dhe ishin dy arsyet pse kërkuam. E para, për disa pika që nuk bëhen këtu dhe e dyta, kredibilitetin.

Për kredibilitetin u kërkua për 21 janarin, Trebickës, Gërdecin, ku qëndron kredibiliteti i Prokurorisë?

Ka një detaj. Kemi kërkuar kredibilitetin e ekspertizës. Në rastet e Gërdecit ishin vënia e zjarrit që i ka laboratori i Policisë Shkencore. Në çdo rast kërkuam ekspertë. Ne kemi ekspertë të mirë, por sepse në këto raste ishin përfshirë persona që kishin lidhje me pushtetin. Dhe policia është pjesë e varësisë së ministrit që ishte pjesë e hetimit. Ne kemi kërkuar ekspertë.

Pse nuk ndoqët të njëjtën logjikë për organizatorët e protestës?

Prokuroria e Tiranës ka qenë gjithnjë në krye të hetimit gjatë gjithë kohës. Poilcia e Shteti e ka marrë përsipër këtë. Në këtë rast nuk kishim nevojë për ekspertizë. Por dhe për organizatorët dhe ndërtimin e ngjarjes, pastrimin e pamjes filmike kemi kërkuar ekspertizën amerikane. Por s’mund të kërkonim ekspertë të SHBA të pyesnin se kush i organizoi nëse ka pas organizime të dhunshme. S’kemi konkluzion përfundimtar, por janë dyshime deri sa kemi një hetim.

Kërkuat imunitetin e tre deputetëve të PS dhe se bëtë një vit më parë?

Oficerët e Policisë Gjyqësore bëjnë veprimtari hetimore. Me policinë e shtetit kemi më shumë bashkëpunime. Me Policinë e Shtetit kemi një marrëveshje bashkëpunimi. Pra, janë me çështje që janë në vendngjarje. Policia e referon materialin në Prokurori…

Tek 21 janari për shkak të natyrës së çështjes dhe kur kemi një referim nga Policia e Shtetit, ngjarja iu ngarkua Policisë së Shtetit me urdhra verbal dhe zyrtar. Policia e kishte kohën dhe atributet për të mbledhur provat. Janë bërë takime çdo të hënë. Në muajin korrik, policia sugjeron pezullimin e çështjes. Arsyeton dhe analizon dhe thotë nuk arrij të identifikoj organizatorët. Këtë e ka firmosur drejtori i policisë. Dhe ne i kemi thënë që të vijojë. Deri në javën e fundit të dhjetorit. Nuk kishim konkluzion dhe as për këta tre deputetë.

Prokurori si përgjegjës çmon se për kaq aktivitet nuk ngremë akuza. Duhet të bëjmë veprime të tjera dhe kërkuam imunitetin me tre deputetët. U bë në këtë moment se pritëm konkluzionet e policisë dhe erdhën përgjigjet e FBI. Këtu provat u morën në shqyrtim gjithëpërfshirës.

Për deklaratat televizive a do pyeten?

Mendoj se prokurorët nuk kanë parë element. Për Ngjelën është bërë referim për nxitje të dhunës. Ka retorikë të ashpër. Por në rast se do tërhiqeshim gjithnjë nga deklaratat politike, atëhere politikën do e bënin prokurorët.

Hetimi i 6 krerëve të Gardsë dhe ndalimi si ndodhi në një kohë kur kishte paralajmërime për protesta të tjera?

E kam dëgjuar zinxhirin komandues dhe jam konsultuar me ligjin e Gardës. Këta 6 emra nuk janë zinxhiri komandues. Ka një sërë komandash. Këta individë ishin drejtues. Përse nuk kanë qenë zinxhiri, nuk ka një term të tillë në ligj. Jemi më 21 janar dhe konstatojmë disa ngjarje me produkt kriminal. E para janë vrasje me tre viktima dhe një të plagosur që ndërron jetën më vonë. Kishim dhe shumë policë të dëmtuar, 36 të tillë. Termi në bulevard u përdor sepse aty ndodhi dhe aty u identifikua ngjarja. Pra, u përcaktua si vendngjarje. Për ne si prokuror kur bëjmë përshkrimin bëjme adresimin. Më pas janë elementët identifikues.

Pamë plumbat që vinin nga brenda territorit dhe nuk kishim gëzhoja jashtë Kryeministrisë. Kishim deklaratën e mjekut për viktima nga qitjet. Prokurorët konstatuan gardistë që mblidhnin gëzhoja. Megjithëse dyshimet të çonin te Garda, pamë dhe tendencën për mosbashkëpunimin dhe fshehje të provave. Arsyetimi ishte kush ka qenë në Kryeministri. Pamë planin e veprimit nga kreu i Gardës dhe këta emra ishin në krye të njësive. Nuk e dinim vendosjen e tyre, por pamë se këta ishin drejtuesit. Duke parë këtë dhe dyshimet e manipulimit e pamë të arsyeshme të siguronim dëshminë e krerëve pa i dhënë mundësi që të përpunonin strategjinë e tyre. Qëllimi ishte të gjashtë të pyeteshin menjëherë me version të vërtetë që të mos ndërtonin dhe bashkëpunonin duke na dëmtuar më vonë me provat.

Përse jo nëpërmjet gjykatës?

Urdhër ndalimet janë në kushte emergjente. Prokuroria e përdor shpesh me urdhër ndalimi. Kërkohet një dyshim, që mund të largohet pra në rrezik ikje dhe personi të dyshohet si vepër që dënohet jo më pak se dy vjet, kjo lejon urdhër ndalimin.

Rama kërkoi horrat e Gardës dhe më pas dolën urdhër ndalimet. Drejtori i policisë foli për lapsuse?

rdhër ndalimi u dorëzua në polici në 6 të mëngjesit. Në orën 7 drejtori i kabinetit z. Burgaj telefonon një nga prokurorët e ka thënë se urdhrat kanë një lapsus. Në brendi përmendej i njëjti emër kur kërkoheshin disa emra.

Publikimi u bë kur kam biseduar me z. Burgaj. Fakti që u diskutua kaq gjatë dhe kur nuk ka pasur raste të tjera mos ekzekutimi dhe ka një jehonë. Ka qenë një çështje që është diskutuar gjithë ditën në Prokurori dhe në polici.

Si doli informacioni?

Pse ndodhi nga Prokuroria dhe jo nga policia? Unë nuk po them që nuk ka dal nga unë. Por janë shumë persona. Unë s’kam folur asnjëherë me z. Rama.

Po me zotin Topi, a ju kërkoi ai ndalime?

Unë kam komunikuar, ka qenë komunikim informues. Siç kam komunikuar me ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë. Ka qenë komunikim institucional.

Një grup kishte axhendë tjetër siç tha Arvizu?

Është politike. Mua më takon të hetoj dhe jo të jap dyshimet dhe mendimet e mia. Ne kemi një çështje që po e hetojmë. Që në nisje nisëm hetimin për organizimin.

Berisha deklaroi se një zyrtar i ka thënë se, një prokuror ka thënë se, ka mundësinë t’i bëj rreshtore Kryeministrit?

Personalisht dhe raportet personale e shoqërore si ndërtoj në këtë formë. Parapëlqej të përballë palët. Aq më tepër në qëndrime personale.

Ndërhyri Arvizu mes jush e policisë?

Po ambasadori dhe forcat e ICITAP e ODAP kanë tentuar të ekzekutojnë urdhër ndalimet.

A insistoi Arvizu për hetim gjithëpërfshirës?

Përgjegjësia për hetim ka qenë e jona. E ajo nuk përfshin vetëm vrasje, por gjithçka të paligjshme. E dimë se ç’peshë ka ajo detyrë. Ambasadori ka qenë tejet i angazhuar.

Thatë se po manipulohej vendngjarja? Por nga ana e PD janë renditur disa data që kanë koinciduar thirrje në prag të evenimenteve politike?

Për çështjen “Basha”, ne tashmë jemi shumë të kujdesshëm.

Po për çështjen Meta?

Emri i z. Meta është regjistruar më 9 shkurt. Afati është 3 muaj. Më 9 maj përfundonte afati. Pra, nëse nuk e mbyllnim në këtë datë rrezikonim që z. Meta me kalimin e afateve ankimohej në gjykatë dhe e rrëzonte. Dhe z. Meta u njoftua më datën 19 prill, u kthye përgjigja e transkriptit të videos. Dhe u kërkua më datën 2 për ta pyetur, Meta e kishte të pamundur dhe u kërkua më datë 5 dhe po ashtu u refuzua. Ndaj e kërkuam më datën 9 kur shqiptarët kishin votuar tashmë. Nëse se bënim më datën 9, atëherë do të rrezikoheshin afatet.

Serveri, si u konstatua fshirja?

Fillimisht nga laboratori shkencor në Shqipëri. U dërgua në SHBA për rikuperim. Kishim eksperiencë për të. Pamjet do të ishin të vlefshme, pasi do të ishin nga brenda. Kështu që dërguam për një përgjigje, por nuk u rikuperua dot.

Kryeministria është shprehur se që në maj ju ka lajmëruar për riformatimin?

Në muajin mars nga Kryeministria ka ardhur një shkresë ku informohemi mbi auditimin e sistemit të kamerave. Vihemi në dijeni për këtë rezultat. Aty thuhet e para se sistemi ka qenë në punë më 21 janar. Ku më parë na u tha se nuk punonin. Dhe se u zbulua nga një kamera tjetër dhe në shkresën e kompanisë flitet për formatim. Por janë bërë dy formatime më 21 janar. Shkresa e kompanisë konfirmon formatimin më datën 21. Me qëllim që serveri të ishte bosh për të marrë pamje të protestës. Nuk konstatohet formatimi më datën 22. Këtë ne e dinim, por ishte pa vlerë hetimi. Ne themi se është bërë për pengimin e hetimit.

Kemi një të akuzuar që merret me serverin. Ai e pranon formatimin e orës 12 për të marrë pamje, por nuk e pranon formatimin e pas protestës.

Keni kërkuar vrasje me dashje? Jeni e bindur për këtë apo ka qenë tejkalim detyre?

Deri sa kemi regjistruar dhe e dyshojmë për këtë vepër këtë bindje kemi. Sepse kemi marrë ligjin e Gardës, përdorimin e armëve të zjarrit, tubimet. Rregulli për tubimet që shndërrohen në kundërligjshme parimi është që të përdoret minimum i dhunës. Nëse tentohet të hyhet në oborr. Personi paralajmërohet. Në tokë, në ajër apo dhe ai vetë kur ka rrezik. Ne kemi parë në vendngjarje që individët e vrarë nuk po sulmonin. Ndoshta do ishte diskutim tjetër kur turma po futej, apo kur hyri makina. Por ne kemi rrethanë tjetër kur individët nuk po hynin.

Ai nuk ka identifikuar. Por se është qëlluar në turmë. Rregullorja përcakton agresorin e vërtetë.

Sipas Parlamentit, plumbat kanë qenë rikoshetë. E këni marrë parasysh?

Në dijeninë time ka një version të tillë për Veizin. Por nuk kam dëgjuar për të tjerë. Për këtë i shtruam pyetje FBI. Përgjigja u kthye se nuk kishte përplasje të tjera. Pra, FBI përjashton rikoshetën.

Kërkesa për gjykim kur do shkojë?

Po përpiqemi ta përfundojmë sa më shpejtë. Por nuk mund të them një kohë.

Berisha ka thënë se jeni ju për t’u hetuar, si e shikoni?

Unë e shikoj si presion. Por deri sa nuk kam shkelur ligjin nuk kam pse të kem frikë.

Pse nuk e thërrisni Ramën?

Do thërritet kur ta shikojmë të arsyeshme.

Por e kërkoi në shtyp?

Të gjithë mund të bëjnë dëshmi. Mund të paraqiten në Prokurori.

Si u veprua me videon Meta-Prifti?

Ekspertët nuk thonë se çfarë thuhet. Zëri dëgjohet. Eksperti ka thënë se në rastin e parë e pastrova sa munda. Bëra pastrim të dytë. Dhe dha videon e pastruar sipas kapaciteteve që ka. Gjykata nuk pranoi të dëgjojë videon. Por gjykata shtroi kërkesën për pastrimin. Grupi hetimor e ka dëgjuar. Ekspertët thonë se është origjinale.

Eksperti thotë se nuk e ka gjetur videon në orë? Ju kërkuat imunitetin mbi të?

Video sipas ekspertëve është regjistruar në orë. Dhe më pas e transportuar në usb. Nuk u gjet në orë, por në laptop origjinali. Video e paprekur. Sipas konkluzionit amerikan, nuk përmendet 700 mijëshi, por 7 përqindëshi. Është dëgjuar dhe transkriptuar 7 përqindëshi. 700 mijëshi e ka deklaruar z. Prifti. Videot private konsiderohen dokumentet. Ndërkohë procedura penale nuk parashikon atë formë, por parashikon dhe mënyra të tjera, por të mos cenohet liria dhe vullneti i personit. Në këtë rast gjykata vendosi që video është e ligjshme.

U hoq dhe imuniteti i Priftit që regjistroi veten në ndarjen e 60 mijë eurove. Pse video s’është ende në gjykatë?

E kam ndier veten keq kur zyrtarët bëjnë biseda dhe trajtojnë punët e shtetit si punë private. Ka qenë ndjesi negative. Kishim pak kohë për videon Prifti. Ne i dërguam dy kërkesa për gjykim. Për zotin Meta kishim dhe akt ekspertimi për z. Prifti kishim vetëm video. U detyruam që në atë çast për aktivitet të plotë hetimor. Ka 700 korrespondenca për këtë çështje. Është hetim që ka ngrënë kohën e tij. Ndaj çështja është ende në hetim. Ende s’ka vendim për mbylljen e hetimit. Por si Prifti dhe Beqiri janë marrë sot (dje) në hetim. Afatet janë të ndryshme në varësi të çështjes.

Avokati i Metës thotë se derivatet janë të manipuluara, niveli i zërit është më i ulët?

Absolutisht nuk është e vërtetë. Eksperti thotë herën e para nuk kisha mjetet. Herën e dytë e pastrova aq sa kisha mundësi. Që nuk dëgjohet nuk e thonë as ekspertët.

Prifti ju ka dërguar një letër?

Është e protokolluar dhe duke u trajtuar. Ka element të jetës private dhe nuk mund të bëhet publike. Është raport në parim. Unë me z. Prifti nuk kam asnjë lloj lidhje. Për z. Meta kemi ngritur një akuzë që duhej ngritur dhe nuk ka tendencë për të ndëshkuar z. Meta.

Kishte licencë eksperti amerikan?

Eksperti amerikan ishte me begraundin më të madh dhe ka trajnuar ekspertët tanë. Është betuar dhe ka nënshkruar deklaratën para oficerit të Policisë Gjyqësore. Në kontratë ka qenë detyrimi ligjor të vijë në gjykatë të betohet në Shqipëri në zbatim të procesit nëse gjykata e konsideronte të vlefshme.

Mandatin i ri Topalli ka thënë që nuk do i rikuperohet?

Nuk e aspiroj këtë.

Ka një koment për dorëheqjen tuaj? Thuhet se Topi e kërkon për të gjetur një emër të ri?

Nuk ka një gjë të tillë e nuk bëj pakte të kësaj natyre.

Presioni politik?

Ai që ka qenë në media, me Berishën raporte korrekte. Na ka vënë në dispozicion kërkesat që kemi pasur.

Keni pasur biseda?

Takimet zyrtare me Kryeministrin janë në një kohë të largët. Kemi diskutuar për çështje pune. Siç ishte ligji për përgjimet.

Klosi ka thënë se përgjohet dhe pa lejen e Prokurorisë?

Ligjërisht jo. Teknikisht mund të bëhet me sistem të paligjshëm. Jo nga server. Është aktivitet që lë gjurmë dhe është i dënueshëm.

Sollaku është në PS. Ju do i ktheheni politikës?

Unë kam sakrifikuar për magjistraturën dhe do të qëndroj në këtë profesion. Nuk e përjashtoj në një kohë shumë të largët, por nuk heq dorë nga profesioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›