Kosovaret, "boom" blerjesh ne Shqiperi Eglantina Nasi
Kosovaret po tregojne gjithmone e me shume interes per te blere objekte te patundshme ne Shqiperi. Vetem gjate vitit te kaluar mesohet se ata kane investuar ne kete fushe, nje total prej 30 milione eurosh. Ky fakt u be me dije gjate nje takimi te perbashket qe kane zhvilluar ne Prishtine, kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu, dhe kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Ilir Zhilla. Ne nje prononcim te ketij te fundit, posacerisht per gazeten "Koha Jone" rreth ketij takimi, ai citon se jane rreth 600 biznesmene kosovare, te cilet kane preferuar te investojne ne Shqiperi gjate vitit te kaluar, duke blere apartament apo objekt. E kjo, sipas Zhilles, eshte e lidhur me impaktin pozitiv te "Rruges se Kombit", e cila pervec shtimit te nivelit te shkembimit tregtar mes dy vendeve tona, po shfaq edhe dukurine e re te blerjes se objekteve nga ana e qytetareve kosovare. "Keto blerje jane bere kryesisht ne zonat e rivieres shqiptare si Durresi, Vlora dhe Saranda", - ka bere me dije me tej Ilir Zhilla per "KJ". Duke lene te nenkuptohet me kete se po shtohet gjithmone e me shume interesi i shtetit me te ri te rajonit, per turizmin shqiptar si i tille. Ne fakt, qe ne fillim te nisjes se punes per realizimin e projektit te madh infrastrukturor te autostrades Durres-Kukes, autoritetet shqiptare kishin parashikuar nje ndikim te madh te saj ne shtimin e shkembimeve tregtare me Kosoven, por edhe llojeve te tjera te tyre. E megjithate, palet shohin edhe me larg, duke synuar qe bashkepunimi mes dy vendeve tona te shtohet me shume, per te siguruar perfitime me te larta ne te ardhmen. Ne kete kuader, behet me dije se kreu i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu, pertej ketij realiteti pozitiv qe shfaqet ne te sotmen, ka shtuar se ai ne te njejten kohe "obligon qe partneriteti ekonomik mes dy vendeve tona te jete ne fokus, pasi pa bashkepunim ekonomik dhe shfrytezim maksimal te te gjitha potencialeve, 'Rruga e Kombit' dhe investimet ne infrastrukture nuk do te kene efektin e pritur". Sipas tij, "Shqiperia dhe Kosova duhen shikuar si tregje komplementare e jo konkurruese". "Partneriteti ekonomik me Shqiperine eshte i nje rendesie te vecante per zhvillimin ekonomik te Kosoves, forcimin e besimit reciprok ne mes te bizneseve kosovare dhe atyre shqiptare. Dhe sa me i avancuar te jete ky bashkepunim ne mes te dy ekonomive komplementare dhe jo konkurruese, aq me serioze do te jemi ndaj nje populli ne dy shtete te ndara, ndaj investitoreve potenciale nga jashte, ndaj fondeve strukturale europiane dhe mbi te gjitha ndaj Brukselit si pikesynim i perbashket i te dyja shteteve", - mesohet te jete shprehur kreu i Odes Ekonomike te Kosoves gjate ketij takimi. Nga ana tjeter, ne takimin e perbashket, perfaqesuesit e bizneseve te dy vendeve tona, kane biseduar edhe per sfidat aktuale ne bashkepunimin ekonomik, per pasojat dhe demet qe ka shkaktuar pengimi i depertimit te patates se Kosoves ne Shqiperi. Kohet e fundit, pala shqiptare dhe ajo kosovare u perfshine ne nje debat te gjere lidhur me heqjen e cmimeve te references ne doganat shqiptare. Behet fjale kryesisht per produktin e patates, per te cilen, prodhuesit kosovare pretendonin se paguanin mjaft dogane ndersa e kalonin ate drejt Shqiperise. Nga ana e saj, pala shqiptare ka reaguar duke e permbushur kerkesen e pales kosovare, duke bere te mundur keshtu nje proces normal te importimit te produktit te patates drejt territorit shqiptar.