Bashkia con drejt hipotekimit 1853 shtepi banimi Luljeta Ndoka
Ne kuader te angazhimit per permbylljen e procesit te miratimit te lejeve te perdorimit, si hap i rendesishem per pajisjen e qytetareve me dokumentin qe i ben ata "zot te shtepive te tyre", Bashkia e Tiranes ka perfunduar punen e saj per 60 objekte te tjera. Plot 33 prej tyre moren qe dje Lejen e Perdorimit, akt qe i hap rrugen hipotekimit te rreth 1853 apartamenteve te banimit dhe nje numri te madh ambientesh tregtare, sherbimi apo parkimi, te gjitha keto me nje siperfaqe totale prej rreth 274.700 m2 ndertim. Kete e ka bere te ditur dje Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili mori pjese si i ftuar nderi ne Aktivitetin Kombetar te Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise. Ai tha se Bashkia e Tiranes eshte e vendosur ne mbajtjen e premtimit te hipotekimit te plote te te gjithe banesave te pahipotekuara, por te ndertuara sipas Legjislacionit ne territorin e Bashkise se Tiranes. "Si prove e ketij serioziteti, ndonese perballe veshtiresish jo te pakta, administrata e Bashkise ka finalizuar punen per lejet e perdorimit per 33 objekte, te cilat do t'ia dorezojne 33 subjekteve ndertuese", - tha Basha. Ai beri me dije se mbi 700 milione euro kapital po shkrihet si rezultat i ketij procesi dhe shkrirja e plote e kapitalit te ngurtesuar apo "te ngrire", si rezultat i papergjegjshmerise se deritanishme apo deri para pak kohesh. "Ky eshte nje lajm shume i mire, jo vetem per tregun bankar, jo vetem per ju si ndertues, por per te gjithe ekonomine e qytetit", - tha Basha. Kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranes ka perfunduar punen edhe per rreth 27 dosje, te cilat kane nevoje vetem per angazhimin e subjekteve ndertuese, per plotesimin e dokumentacionit te domosdoshem per pajisjen me keto leje. Finalizimi i ketij procesi, vetem per kete grup prej 27 dosjesh, do te beje te mundur hapjen e rruges per hipotekimin e mbi 920 apartamentesh banimi, nje numri te madh ambientesh tregtare, sherbimi apo parkimi, te gjitha keto me nje siperfaqe totale prej rreth 133.000 m2 ndertim. Kryetari i Bashkise se Tiranes ka qene i prere ne qendrimin e tij, se Bashkia nuk do te lejoje penalizimin e qytetareve nga papergjegjshmeria e disa subjekteve ndertuese, te cilet nuk kane perfunduar dosjet e tyre per afro 130 objekte, me mbi 2000 apartamente. "U bej nje thirrje ketyre ndertuesve, sot nga kjo foltore, nga ky forum qe perfaqeson interesat tuaja, qe ne kete kuader dhe ne kete proces te merrni pergjegjesite tuaja dhe t'i japim fjales 'partneritet', kuptimin e vertete dhe jo formal. Ne punen tone udhehiqemi nga ligjet, por udhehiqemi edhe nga morali. Eshte e pamoralshme te paraqiteni ne dyert e Bashkise vetem kur keni nevoje, vetem per te zgjidhur nje problem tuajin dhe atehere kur kerkohet te zgjidhni problemet e nje kolektivi te tere klientesh apo ish-klientesh qe kane paguar per banesat e tyre, ta kemi te veshtire t'ju gjejme, me celulare, e-mail, adrese apo me korriere", - tha Basha. Sipas tij, kjo pa dyshim nuk do te shkaktoje bllokimin e procesit, por do te detyroje Bashkine e Tiranes te devijoje me shume burime njerezore e financiare, te angazhoje kolaudatore private me fondet e veta, qe natyrisht jane fonde te taksapaguesve dhe fondet tuaja, per te permbyllur nje proces qe mbeti i hapur, per shkak te papergjegjshmerise te disave".