Topalli: Rama mos u fshih pas gjethes se fikut Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ngriti dje gishtin ndaj opozites dhe kreut socialist, Edi Rama, si te vetmit pergjegjes per zvarritjen e zevendesimit te mandatit te deputetit socialist qe do te ulet ne vend te Rudina Seserit ne Kuvend. Nderkohe qe i beri te qarte Rames, se nuk mund te mbulohet me gjethe fiku. Duke reaguar ashper ndaj qendrimeve te kreut socialist, Edi Rama, dhe deputeteve per akuzat se mazhoranca po vjedh mandatin e deputetit te PS, Topalli beri te qarte se mandati nuk mund te zevendesohet per shkak te ndryshimeve te qendrimeve te shumta nga ana e socialisteve. "Nese sic tha dje kryetari i PS, e gjithe kjo histori 'burrash' qe nderrojne fjalen cdo sekonde, nuk ka per objektiv bllokimin e reformave dhe prishjen e konsensusit, atehere edhe modalitetet ligjore e Kushtetuese sigurisht qe gjenden brenda kornizes se ligjeve te shtetit ligjor. Deri tani, ne fakt, zoti Rama ka kerkuar si gjithnje nje 'gjethe fiku'. 'Gjethe fiku': o ne 'kuti', o ne 'cader', o ne 'sirtar'. Problemi eshte se edhe po e gjeti, ajo nuk e mbulon, vecse e turperon",-u shpreh Topalli. Ndaj, sipas saj, duke qene se Keshilli perbehet nga 10 anetare, 5 te mazhorances dhe 5 te opozites, deri sa Rama te ndaje perfundimisht mendjen mbi ligjshmerine ose jo te akteve ligjore, Keshilli eshte i bllokuar ne dhenien e cdo opinioni dhe arritjen e cdo konkluzioni. "Ne mbledhjen e Keshillit te Rregullores, perfaqesuesit e PS nderruan mendje disa here ne interpretimin e ceshtjes, duke insistuar se vendimi i KQZ ishte i paligjshem dhe antikushtetues. Ketyre, iu shtua dje mendja e zotit Rama, i cili tha me ze dhe figure krejt te kunderten, pra qe vendimi i KQZ eshte krejt i ligjshem, kushtetues dhe i qarte si drita e diellit", - shtoi kryetarja. Ajo kerkoi nga Rama qe t'i thote shqiptareve se ne cilin nen te Kushtetutes, Rregullores apo Kodit Zgjedhor, autorizohet Kryetarja e Kuvendit per te dhene apo per te hequr mandatin e deputetit. "Problemi eshte qe "Seser" apo jo, zoteria qe ka radhen per te hyre ne Kuvend, duhet te hyje me dinjitetin dhe respektin ndaj Kushtetutes dhe ligjit, mbi te cilen jemi betuar te gjithe ne. Nuk mund te hyje as nga penxherja, e as nga dera e pasme, e ne asnje menyre tjeter qe mund te shpike "mosmarreveshja" mes zotit Rama dhe udheheqesve socialiste ne Kuvend",- tha Topalli. Ajo i riperseriti per te disaten here ne tri vjet, kerkesen Rames dhe partise qe ai drejton, qe te sjellin kandidaturat per vendet vakante qe i perkasin opozites ne Bordin e TVSH dhe Keshillin Kombetar te Radio Televizioneve. Vende keto sipas Topallit te lena bosh qe prej tri vitesh, njesoj si poltrona e zonjes Seseri ne Parlament. Per Kryetaren e Kuvendit, Rama reagon me keto menyra, sa here ka hall, perpiqet te fshihet sipas rastit o ne kuti, o ne cader, o ne kafaz ose kudo qe mendon se i ben bisht realitetit. "Ky 'burri' qe qan se 'po e rreh Jozefina', ben mire t'u shpjegoje shqiptareve, dhe vecanerisht socialisteve, se PERSE, ndodhemi ne kete situate? Nese kete zonjen Seseri, e solli Jozefina ne parlament, apo ai vete. Me tej duhet t'u shpjegoje, nese kete zonjen qe ne tri vjet nuk ka ardhur as 3 dite ne parlament e pengoi Jozefina dhe kur zonja zgjodhi te mos shpenzoje me asnje dite ne parlament dhe te jape doreheqjen e beri kete per shkak te Jozefines?" - u shpreh Topalli. Ndaj, ajo shtoi se ne historine e Kuvendit eshte unik rasti Seseri ne percmimin qe ajo i ben Parlamentit dhe atyre qe e kane zgjedhur dhe ky eshte rasti i degradimit, apo fenomeni i pashembullt i Partise se miliardereve me Kryetar "fukara". Kryetarja e Kuvendit sqaroi se deputeti pasues i Seserit duhet te hyje ne Kuvend ne respekt te Kushtetutes dhe ligjit, nuk mund te hyje as nga penxherja, e as nga dera e pasme, e ne asnje menyre tjeter qe mund te shpike mosmarreveshja mes zotit Rama dhe udheheqesve socialiste ne Kuvend. "Per sa i perket vandakut te mandateve per funksionet Kushtetuese, ate, zoti Rama, duhet ta kerkoje ne 'sirtaret Presidences' aty ku e ka derguar me vendim Kuvendi me voten e tij ne seance plenare dhe jo Jozefina. Por aty une nuk e ndihmoj dot, nese kerkon, do te gjeje me siguri nje votues te tij te devotshem qe do ta sqaroje", - ironizoi Topalli.