Durrës- Kukës, shtyhet sërish seanca gjyqësore
Gjyqi ngritur nga ish- zv ministri i transporteve Armand Teliti për shtyrje të punimeve në rrugën Durrës –Kukës, është shtyrë sërish nga gjykata e Tiranës. Gjyqi pritet të bëhet nesër nga ku pritet të merret edhe një vendim
TIRANE - Shtyhet serish në Gjykatën e Tiranes seanca e radhës ku do te shqyrtohej kërkesa e ish- zv ministrit te transporteve Armand Teliti i cili kishte paditur prokurorinë për shtyrjen e afatit te hetimit për rrugën Durrës- Kukës. Prokurori i çështjes Arben Kraja, kërkoi nga gjykata shpalljen e moskompetencës së gjykimit për shkak se sipas tij në këtë procedim ndodhet edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, aktualisht pa imunitet, ministri i jashtëm, Lulëzim Basha. Kraja argumentoi para trupit gjykues se duke qenë deputet kjo çështje nuk mund të gjykohet nga Gjykata e Shkalles së Pare, por nga Gjykata e Larte. Ndërkohë Avokati i të pandehurve Teliti dhe Toma, Genci Gjokutaj i kërkoi të paraqiste në gjykatë një vendim të Gjykatës së Larte për rastin e Gërdecit. Sipas tij, pak më parë kjo gjykatë shpalli moskoptenecen për gjykim në rastin e masës së sigurisë ndaj Ylli Pinarit, Dritan Minxholit dhe Mihal Delijorgjit. Seanca pritet të zhvillohet nesër ku do te merret edhe një vendim.
(O.Zh BalkanWeb)