Ina Rama takon kreun e kasacionit ne Itali
Njohja e praktikes dhe jurisprudences te Gjykates Kasacionit te Italise per ceshtje ne te cilat jane perfshire shtetas shqiptare si dhe ngritja e standartit te procesit penal ne vendin tone.Ishin keto tema te diskutimit mes Prokurores se Pergjithshme Ina Rama dhe Kryetarit te Gjykates se Kasacionit te Italise Vincenzo Carbone.Ne takim u shkembyen gjithashtu informacione rreth menyres se organizimit dhe funksionimit te dy institucioneve respektive si dhe perqasja me standartet europiane dhe ato te vendosura nga jurisprudenca e Strasburgut.