Bashkëpunim i frytshëm mes akuzës e drejtësisë
03/06/2009 Kreu i Gjykatës së Kasacionit italian, vizitë disa ditore në Shqipëri
TIRANË- Bashkëpunimet mes vendit tonë dhe Italisë janë vënë sërish në qendër të vëmendjen dje gjatë takimeve të zhvilluara me kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Italisë, Vincenzo Carbone. I ftuar nga ana e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Carbone ka theksuar se “po punohet që edhe Shqipëria me Gjykatën e saj të Lartë të përfitojë nga përvoja e ndihmesa italiane në mënyrë që të anëtarësohet së shpejti në rrjetin evropian të gjykatave të Kasacionit, në mënyrë që të thellohet akoma më shumë kjo marrëdhënie jo vetëm me Italinë, por me të gjitha gjykatat e tjetra të Evropës”. Nga ana e saj Beçaj ka theksuar se “bashkëpunim mbi të gjitha është në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve, të cilët duhet të kenë besim maksimal në organet e drejtësisë, por edhe në interes të të gjithë rajonit”. Po dje Carbone ka zhvilluar edhe takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryetarin e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me Kryeprokuroren, Ina Rama. Gjatë bisedës dypalëshe, Presidenti Topi vuri në dukje se në kuadër të përmbushjes së aspiratës së integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, zbatimi rigoroz i Kushtetutës dhe ligjeve nga institucionet gjyqësore në vend, është një detyrim parësor, për të cilat shteti dhe institucionet shqiptare janë të angazhuara maksimalisht, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve shqiptare në sistemin e drejtësisë.
Kryetarja e Kuvendit tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë karakterizuar gjithmonë nga një frymë e fortë miqësie. “Bashkëpunimi politik dhe ekonomik është një bazë e shkëlqyer për intensifikimin e marrëdhënieve edhe në fusha të veçanta siç është gjyqësori”, tha Topalli. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama priti dje në një takim pune Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Italisë Vincenzo Carbone. Mes Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit të Italisë, Vincenzo Carbone, u shkëmbyen informacione rreth mënyrës së organizimit dhe funksionimit të dy institucioneve respektive, organit të Prokurorisë dhe Gjykatës së Kasacionit të Italisë. Gjithashtu në takim u diskutua për rëndësinë e njohjes praktikës dhe jurisprudencës të Gjykatës Kasacionit të Italisë, veçanërisht për çështje në të cilat janë përfshirë shtetas shqiptarë. Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme Holta Zhiti tha se në takim u vlerësua e rëndësishme njohja e kësaj jurisprudence me qëllim ngritjen e standardit të procesit penal në Republikën e Shqipërisë dhe përqasja me standardet evropiane dhe ato të vendosura nga jurisprudenca e Strasburgut.