Zhdukja e Remzi Hoxhës, dëshmitarët heshtin në gjykatë
03/06/2009 Në procesin e djeshëm u pyetën 5 dëshmitarë, askush se kishte parë Hoxhën
Biznesmeni maqedonas u rrëmbye në vitin 1995, në punishten e tij “Albatros”
TIRANË-Asnjë e dhënë konkrete nuk u paraqit dje para gjykatës në procesin gjyqësor për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili ka vijuar dje me marrjen në pyetje të pesë dëshmitarëve të akuzës. Gjatë seancës gjyqësore u paraqitën dëshmitarët Kadri Rrapi, Ilirjan Dema, Ahmet Koka, Enver Misha dhe Aleks Hasani. Katër dëshmitarët e parë u pyetën nëse kishin dijeni për shoqërimin e Hoxhës, si dhe të shtetasve Ziso Kristopuli dhe Avdyl Loshaj. Dëshmitarët kanë theksuar se nuk kanë pasur asnjë dijeni në lidhje me këtë fakt, por më vonë janë vënë në dijeni nga mediat. Dëshmitari i fundit, Hasani, ish kryetari i SHIK-ut Lezhë, aktualisht me detyrë shef Antidrogë në Drejtorinë e Doganës Tiranë, u pyet nga ana e gjykatës për mënyrën sesi funksiononte dega e SHIK-ut në Vain të Lezhës, 1992-1997, kohë kur ka qenë kryetar, por ky i fundit u përgjigj se nuk kishte dijeni, pasi ajo ishte një bazë e shërbimit sekret dhe nuk ishte në varësi të tij, por të Drejtorisë së Tiranës. Të pandehur në këtë proces janë Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ata akuzohen për rrëmbimin e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995, në ambientet e punishtes së tij duralumini “Albatros”. Që prej asaj dite nuk dihet nëse Hoxha është gjallë apo ka vdekur, ndërsa dyshohet të jetë varrosur në Vain të Lezhës, vend në të cilën dyshohet se është dërguar. Deri më tani kanë dëshmuar disa dëshmitarë VIP, ku mes tyre përfshihen disa emra si ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, ish-gjenerali Agim Shehu, etj. Disa dëshmitarë të tjerë kanë rrëfyer sesi në Lezhë, SHIK-u sillte njerëz dhe i kërcënonte me mbytje në gropat e gëlqeres, ndërsa Remzi Hoxha ishte parë i lidhur kokë e këmbë.