E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjyq shpërndarësit e drogës në kryeqytet

03/06/2009  Në kërkesën për gjykim thuhet se ata janë vënë në pranga mbrëmjen e 4 prillit të këtij viti

Dyshohet se dy të pandehurit e sipërcituar bëjnë pjesë në një grup kriminal

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj dy personave që dyshohen se shisnin drogë në kryeqytet. Të pandehurit e kësaj çështjeje janë shtetasit Matildo Mezini, 22 vjeç, nga Vora dhe Oltian Nejtellari, 25 vjeç, nga Korça. Nga hetimet paraprake të kryera nga ekspertët e Prokurorisë së kryeqytetit ka rezultuar se dy të pandehurit e sipërcituar në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin në zona të ndryshme të Tiranës lëndë narkotike të llojit heroinë. Në kërkesën për gjykim thuhet se ata janë vënë në pranga mbrëmjen e 4 prillit të këtij viti, ku rreth orës 22:00, pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë pas një kontrolli të imtësishëm ju gjetën një sasi lënde narkotike, e cila pas ekspertizës rezultoi heroinë. Ndërkohë, gjatë ushtrimit të kontrollit në banesën e të afërmve të shtetasit Oltian Najtellari, u gjend një tjetër sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë si dhe një pistoletë e tipit TT. Në sajë të një pune hetimore ekspertët e organit të akuzës kryeqytetase sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasia prej 599.6 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, një pistoletë tip TT, me nr. AX 561-1952 dhe 13 fishek si dhe tre aparate telefoni celular. Dyshohet se dy të pandehurit e sipërcituar bëjnë pjesë në një grup kriminal, që ka si qëllim trafikimin dhe shpërndarjen e heroinës në kryeqytet dhe zona të ndryshme të vendit. Burimet thanë se gjatë procesit hetimor dy të pandehurit Najtellari dhe Mezini kanë pranuar akuzat, por nuk ka dashur të tregojnë bashkëpunëtorët e tjerë të këtij rrjeti kriminal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›