Ina: Tani ndihem e zhvlerësuar
Natë. Është hera e parë që karakteri i Julindës vihet në diskutim, madje ky është një përshkrim me tone të egra i Mardiolës, e cila pretendon ta ketë zbuluar Julindën për atë që është në të vërtetë. "Njerëzit pa rëndësi mbijetojnë dhe lumturohen", thotë Mardiola për Julindën. "Ndaj ajo nuk është nominuar asnjëherë". "Por ndoshta ajo ka një strategji, prandaj askush s‘e ka nominuar, sepse duket kaq e parëndësishme."
Ajo i thotë Rominës se Juli fshihet shumë, por ndërkohë nuk mund të evitojë fërkimet me Olsin dhe ekzibicionizmin e kohëve të fundit (dalje me rroba banje ose kanatiere).
Mardiola e përshkruan Julindën si një "gjarpër, që kur e harron se çfarë është flet me gjuhën e gjarprit." Me këtë Mardiola do të thotë se sado Julinda të shtiret si person me dinjitet të lartë (ose gocë e mirë) bën gjeste perverse, të cilat janë të dukshme si fërkimet me Olsin, që sipas Olës, nuk i shkojnë një vajze që pretendon të ketë një lidhje të fortë me dikë jashtë. Ola është e bindur se në momentin që Juli do të nominohet, votuesit do ta nxjerrin menjëherë jashtë shtëpisë.
Mardiola mendon se miqësitë brenda shtëpisë janë false, sepse banorët janë lidhur shpejt me njëri-tjetrin, por vetëm për show dhe jo sepse e ndiejnë me të vërtetë. Ajo i thotë se miqësia për të është me nivele: i pari është komunikimi, i dyti është përqafimi dhe më vonë intimiteti. Ajo mendon se banorët janë të shtirur në miqësitë e tyre dhe ndjenjat që shprehin për njëri-tjetrin.
Najada kujton një moment që Çimi i kishte thënë asaj të mos rrinte më në krevatin e Olsit. Madje, ajo e përshkruan Çimin si të irrituar ndërsa i thoshte se Najada s‘duhet të flinte më me Olsin. Më vonë, tregon Nada, në kopsht Çimi kishte nisur seancën e pyetjeve lidhur me raportin Olsi-Najada. Ajo flet gjithashtu edhe për Çimin që diskretiton Rominën, diçka që Najadën e acaron tmerrësisht. Më tepër asaj i ngre nervat reagimi pasiv i Rominës dhe fakti që ajo nuk di ta mbrojë veten.
Mardiola thotë se Besa është "pa lidhje...". Ajo mendon se Besa nuk ka dhënë asgjë brenda shtëpisë. Romina mendon se Besa është e dashur dhe serioze, por Mardiola i thotë se këtë s‘e kanë provuar.
Romina është e bindur se Olsi do të dalë nga shtëpia me herën e parë që do të nominohet. Ola thotë se arsyeja është të qenit e Olsit intrigant. Ola mendon se ai është mësuar me vëmendjen e të gjitha gocave dhe fakti që ajo nuk ia var, e bën që ai t‘i rijë larg Olës.
Ola thotë se vetëm Olsi ka ngelur pa u futur në rrjetën e Ildës, pasi ajo është aq e zgjuar sa t‘ua hedhë të tjerëve me sjelljen e saj.
Romina karikohet nga biseda me Olën dhe del jashtë dhe nis një debat pyetje-përgjigje me Polin, mbi mendimin që ai ka për Romin. Ai i thotë se nuk e njeh shumë Rominën, po aq sa e njeh i mjafton. Romina i thotë se qëllimi i saj brenda shtëpisë është t‘i njohë të gjithë, ndaj edhe i ka vënë këtë detyrë vetes. Poli i thotë se ka mënyra të ndryshme të të njohurit një person. Ai mendon se Romina ka një mënyrë të gabuar të bërit të gjërave, sepse njohja që ajo kërkon të bëjë nuk është natyrale, por tendencioze.
Duke folur për tendenciozitet, Romina pyet Ildën nëse ka dëshirë të ketë një lidhje "me një çun si Poli" (fjala që bie). Ilda i thotë që këto pyetjet e Rominës janë tepër bombastike, por i përgjigjet qetësisht se do të kishte interes të lidhej me një çun si Poli.
Romi e pyet se çfarë i pëlqen asaj te Poli. Ilda i përgjigjet se i pëlqen fiziku i tij dhe prezenca në raport me të tjerët.
Çimi me Romin nuk i matin fjalët kur vjen puna për të nxjerrë inatet. Ata përfundojnë duke i dhënë njëri-tjetrit ca dacka që djegin.
Olsi dhe Najada bëjnë batuta për faktin që do ishte mirë sikur të mbesnin vetëm ata të dy në shtëpinë e B.B dhe t‘u fusin të tjerëve nga një shkelm. Ata e bëjnë këtë bisedë duke qeshur.
Juli përsërit edhe një herë atë që i ka thënë Titi me herët, se ajo e ka lëshuar veten fare. Asaj i vjen për të qeshur me këtë vërejtje të Titit dhe i thotë Besës se duhet ta mbledhë veten edhe të bëhet serioze si më parë.
Ina acarohet me Çimin, pasi ka dëgjuar një bisedë mes tij dhe Polit. Ajo i thotë se çfarë i duhet Çimit të pyesë Polin për atë që e mërzit Inën edhe se ai nuk duhet të flasë më shumë sesa duhet. Çimi i thotë të shprehet qartë, se për çfarë ka ankesa, pasi ai nuk i ka thënë asgjë të keqe Polit. Çimi i kujton asaj se në mëngjes Ina donte të fliste me të, por s‘mundi pasi ai ishte duke bërë dush. Ina është e acaruar se përse ai nuk pyeti Inën, por shkoi edhe pyeti Polin. Çimi i thotë se ata mund të bisedojnë tani, por Ina i thotë se tani nuk ka asnjë vlerë.
Çimi e përqafon, duke tentuar ta zbusë, por Ina vazhdon të thotë se nuk ka asgjë dhe ta lërë të qetë. Por Ina nuk u reziston ngacmimeve të Çimit dhe nis e shprehet se ndonjëherë njerëzit që ka më afër e lëndojnë, por ajo refuzon të japë një emër konkret. Ina mallëngjehet përsëri dhe qan, duke thënë se ndihet e zhvlerësuar dhe e lënduar.
Çimi kërkon ta bëjë të logjikojë, duke i thënë që mos të krijojë skena dramatike dhe mos të ndikojë te gjendja e të tjerëve duke qarë prej tyre dhe duke thënë se po lëndohet. Çimi i thotë se ajo duhet ta sqarojë se çfarë konkretisht e bën të vuajë, në mënyrë që të zgjidhet. Ina i thotë se inatin e ka me veten, sepse ajo i ka lejuar gjërat të shkojnë deri në atë pikë, sa të vuajë. Çimi qesh me këtë përgjigje dhe i përsërit mendimin e tij se ajo duhet të stabilizojë sjelljen me të tjerët.