Dashuria që e shndërroi Mugaben në një monstër
Mendoni për një çast për të gjitha historitë e dashurisë në politikë: Winston dhe Klementina Churchill, Toni dhe Cheri Blair, Margaret dhe Dennis Thaçer, Nelson dhe Winnie Mandela, apo edhe për ato të ditëve të sotme, Nikolas e Carla Bruni-Sarkozy. Nëse do të vazhdonim me këtë listë liderësh, që në fakt është e gjatë,
që patën nxitjen e ngjitjes në majat e pushtetit pikërisht nga lidhjet e tyre dashurore e bashkëshortore, tani mund t‘i shtonim pa frikë edhe një person që është ende në pushtet, por që ngjall shumë pak simpati: Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mughabe. Sipas disa dokumenteve të fundit të sapo publikuara në arkivat londineze, del në pah për herë të parë fuqia e lidhjes së luftëtarit rodezian dhe nuses së tij të re ganeze, në momentet e para të përvijimit të tij si person politik i rëndësishëm në Afrikë gjatë viteve ‘60. Në letrat dhe telegramet drejtuar qeverisë laburiste të kohës, Robert Mugabe shfaqet si një person shumë i ndjeshëm dhe modest, i cili ishte gati të bënte kompromise me Ministrinë e Mbrojtjes britanike, vetëm që kjo të mos t‘ia deportonte të shoqen nga Londra. Në materiale dalin qartas edhe dashakeqësia e britanikëve në një rast të tillë çka u kthye për disidentin rodezian në mësimin e parë të shpirtngushtësisë së politikës së jashtme britanike të kohës. Sipas disa analistëve, ky është momenti që e shndërroi Mugaben në rebelin e kundërshtarin e britanikëve. Sot, arritjet politike të Mugabes mund të errësohen nga brutaliteti i regjimit të tij, por në fillim të karrierës, ai ishte një rebel i ri, që frymëzonte njerëzit dhe një nga figurat kryesore të lëvizjes kombëtare të viteve ‘60. Ai ishte edhe një burrë që kishte gjetur dashurinë e vërtetë te Sali Hayfron, një grua nga Gana. Ata u takuan në vitin 1958, ndërsa të dy studionin në një kolegj në Gana. Sipas miqve të kohës, tërheqja mes të dyve ishte e menjëhershme, edhe pse ata vinin nga botë krejt të ndryshme. Familja e Mugabes ishte e varfër, ndërsa e dashura e tij e bukur dhe e qeshur. Ajo ishte vajzë e një familjeje politikanësh me lidhje të fuqishme në klasën qeverisëse. Një vit pas njohjes, çifti vuri kurorë në një kishë katolike në Harare. Nusja e re nuk ishte një nuse tipike afrikane, që pas martesës rrinte në shtëpi dhe i kushtohej familjes. Zonja e re Mugabe kishte interesa politike, si edhe i shoqi, dhe donte që këto t‘i vazhdonte edhe më tej. Ata të dy nisën të luanin një rol jo të vogël në lëvizjen rodeziane për pavarësi. Ndërsa kontribuonin të dy në jetën politike të vendit, erdhi lajmi se gruaja e Mugabes ishte shtatzënë. Fëmijën e parë e humbi, por pas pak kohe ishte në pritje të një tjetër foshnjeje mashkull, që erdhi në jetë në vitin 1963. Veprimet e Mugabes e kishin vendosur atë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe në vitin 1964 arrestohet e dënohet me 10 vjet burg. Për herë të parë që nga takimi, çifti u detyrua që të ndahej. Në po të njëjtin vit, Nelson Mandela, që po vuante vitin e tretë të burgut, publikoi veprën e tij të rëndësishme "Rruga e vështirë drejt lirisë". Sikurse edhe Mandela, Mugabe e përdori kohën e burgut për të formuluar mendimin dhe drejtimin e tij politik dhe përmes kurseve me korrespondencë mori 7 diploma mes të cilave një në ligj dhe tjetrën në inxhinieri. Ndërkohë e shoqja vazhdonte aktivitetin politik të fshehtë në Rodezi, e ndërkohë kaloi edhe 6 javë në burg për pjesëmarrje në një demonstratë kundër sundimit të të bardhëve në Rodezi. Pas kësaj klima politike për të u bë shumë e rrezikshme në vend dhe gruaja së bashku me të birin emigroi në Londër, ku gjeti punë si sekretare. Edhe nga Londra nuk u lodh së punuari për lirimin e të shoqit dhe disidentëve të tjerë rodezianë. Në vitin 1970, Mugabe zbuloi se statusi i së shoqes si emigrante politike në Londër ishte në rrezik dhe se qeveria britanike po përgatitej që ta rikthente në vend me t‘i mbaruar viza. Mugabe u dërgoi letra të gjitha autoriteteve më të larta britanike, por nuk mori kurrë përgjigje zyrtare. Ndërkohë një tjetër fatkeqësi bie mbi çiftin. Djali i vetëm vdes nga malaria në moshën 3-vjeçare. Pas kësaj, humbjeje, e vetme me të shoqin në burg, gruaja pësoi një traumë të rëndë psikologjike në Londër. Në këto moment, Mugabe i shkruan sërish autoriteteve britanike, por pa marrë përgjigje. Të gjitha letrat dhe lutjet ranë në vesh të shurdhër dhe sipas shumë analistëve ky është edhe shkaku i urrejtjes së hapur të Mugabes ndaj britanikëve
Kur bashkëshortja e tij e pa se nuk po vinte asnjë përgjigje pozitive, atëherë ajo e indinjuar i shkruan zyrtarëve të lartë britanikë, duke i shprehur habinë në lidhje me mungesën e shpirtmirësisë të treguar në rastin e saj. Në verën e vitit 1970, zonja Mugabe mori lajmin se i ati kishte vdekur. Ndërkohë çështja e saj ishte bërë një çështje që kishte mbërritur shumë lart dhe madje kishte ndarë në dy pjesë opinionet e parlamentarëve britanikë. Më në fund, pas një peticioni të disa zyrtarëve të lartë dhe diplomatëve, zonjës Mugabe iu dha mundësia e qëndrimit të Londër. Por pavarësisht kësaj, Mugabe nuk do ta harronte kurrë kalvarin e gjatë me zyrtarët britanikë, të cilët pavarësisht vuajtjeve dhe rastit shumë specifik, mezi kishin pranuar që ta konsideronin rastin e zonjës Mugabe një rast të veçantë e si pasojë t‘i jepnin edhe lejeqëndrimin. Më në fund, në vitin 1975, Mugabe u lirua nga burgu dhe u bashkua me të shoqen në Mozambik. Vitet e kaluara larg njëri-tjetrit e kishin forcuar marrëdhënien e tyre dhe së bashku vazhduan për realizimin e ëndrrës dhe idealit të vjetër: krijimin e Zimbabvesë së lirë. Pesë vjet më vonë, Mugabe u bë Kryeministri i parë i zi i vendit afrikan, ndërsa zonja e tij ishte e para Zonjë e Parë e vendit, dinjitoze dhe e dashur nga masat. Ishte merita e saj që i shoqi, të paktën për periudhën e parë, do ta drejtonte vendin me urtësi. Ajo dinte që ta qetësonte dhe ta përkrahte të shoqin në momentet e tensionit. Por pas disa vjetësh, marrëdhënia e tyre nisi që të zbehet kur mësuan se nuk mund të kishin fëmijë së bashku, e ndërsa shëndeti i gruas nisi të bëhej gjithnjë e më kritik, Kryeministri nisi një sërë marrëdhëniesh me gra të tjera. Pas një sëmundjeje të gjatë, zonja Mugabe ndërroi jetë më 27 janar të vitit 1992. 4 vjet më vonë, njeriu më i fuqishëm i Zimbabvesë u martua me të dashurën e tij afrikanojugore, Grace Marufu. Pa ndikimin e mirësisë së gruas së parë, Mugabe mori tiparet e një tirani të egër, gjakësor e të pamëshirshëm. Pavarësisht se si shkuan ngjarjet, gruaja e tij e parë ende gëzon sot në vendin që është ngritur i gjithi kundra Mugabes, respekt dhe nderim.