E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, marrëveshje për mbarëvajtjen

Në prag të hapjes së sezonit turistik Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë marrin masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Drejtori i kontrollit të mjedisit, Alfred Deshati, e përcaktoi marrëveshjen si mjaft të rëndësishme për turizmin në vend.
 

Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, Ilia Naso, ndër të tjera u shpreh se bashkëpunimi synon krijimin e një plani konkret prej të cilit do të përfitojnë jo vetëm shqiptarët por edhe turistët e huaj.
 

Marrëveshja synon monitorimin e nivelit të zhurmave si dhe inspektimin e të gjitha rasteve të ankesave të qytetarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›