E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti Rama-Dule, bashkë në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane

rama-duleTiranë- Partia Sociliste ka zyrtarizuar mesditën e sotme vazhdimin e koalicionit me PBDNJ-në. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kanë njoftuar kyrjen sëbashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane.

“Nuk besoj se ka nevojë për shumë fjalë për afrimitetin, bashkëpunimin dhe objektivat afatgjatë të vizionit të një Shqipërie, që e kemi tërësisht të përbashkët, si një Shqipëri europiane e integruar në Bashkimin Europian. Në raportet tona me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut flet historia e afërt dhe më e largët, flet tradita e një miqësie të mirë, e një fqinjësie të mirë, e një marrëdhënieje të mirë të mbështetur në respektin reciprok. Unë jam sot shumë i kënaqur që me mikun tim, me kolegun Vangjel Dule, me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kemi dakordësuar që të hyjmë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane”,- u shpreh Rama.

“Jemi sot në konkludim të bisedimeve për bashkëpunim me Partinë Socialiste. Bashkëpunimi ynë nuk është një bashkëpunim që ka filluar rishtazi, është një bashkëpunim prej vitesh dhe kjo na bën më të sigurt. E njohim mirë njëri tjetrin si forca politike, njohim mirë pikat që na bashkojnë, sikurse edhe vështirësitë që mund të kemi pasur në të shkuarën. Pas 4 vitesh opozite me vizion, me objektiva të qarta, është momenti më kulmor që për vendin, shoqërinë dhe qytetarët të realizohet rotacioni i shumëdëshiruar. Një rotacion jo për hir të rotacionit, jo si qëllim në vetvete, por për ti hapur vendit perspektivën e integrimit në familjen europiane. Ky bashkëpunim besojmë se do të ketë kontributin e vet sado të vogël edhe nga ana jonë, në arritjen e  këtij objektivi madhor”,- tha Dule.

Zgjedhjet, PS dhe LSI zyrtarizojnë sot koalicionin

Partia Socialiste pritet që të zyrtarizojë sot koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Marrëveshja do të nënshkruhet sot në qytetin e Shkodrës, pasi aty do të mbahet konferenca rajonale e Partive Socialiste Europiane, ku marri pjesë përfaqësues të majtë nga i gjithë Ballkani. Pritet që dy krerët e partive, Rama dhe Meta, të nënshkruajnë një dokument, ku përcaktohen të gjitha kushtet dhe detajet e marrëveshjes. Zyrtarizimi i koalicionit vjen një ditë para afatit zyrtar, i cili është 23 prilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›