E Diel, 1 Nëntor 2026

Inaugurimet, Berisha në Durrës: Ekonomia shqiptare, sfidë krizës globale, mirëpres çdo investitor të huaj

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria ofron mundësi të arta për investimet e huaja


Në vijim të turit të inaugurimeve të veprave publike, u ndal sot në Qarkun e Durrësit, përuroi sot përfundimin e punimeve të fabrikës së riciklimit të letrës në Porto Romano, një investim privat, në bashkëpunim me BERZH, me vlerë 17 milion euro. Fabrika përdor si lëndë të parë mbetjet e letrës, të grumbulluara në vend, duke e shndërruar atë në letër ambalazhi, karton dhe ambalazhe kartoni dhe letre, me kapacitet prodhimi prej 70-80 ton letër në ditë.
Fabrika plotëson nevojat e vendit për këto produkte dhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të saj është i destinuar për eksport. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë bëri një rezume për hapat e shpejta dhe domethënëse të Shqipërisë në kohën më të vështirë të ekonomisë botërore, duke theksuar se Shqipëria mirëpret çdo investitor të huaj, i cili kërkon që të zhvillojë biznesin e tij në Shqipëri.
Shefi i ekzekutivit tha gjithashtu se qeveria do të mbështesë industrinë e riciklimit të letrës si një veprimtari mjat të rëndësishme në zhvillimin e ekonimisë së vendit.
“Ky investim është një dëshmi tjetër e entuziazmit të ekonomisë shqiptare. Ekonomi që, siç u bë e ditur së fundi edhe nga Komisioni Europian, qëndron në krye të listës për funksionimin e saj dhe që në kohën më të vështirë të piramidës botërore qëndroi, garantoi rritjen dhe po shpejton ritmet”.
Kryeministri siguroi se qeveria është e angazhuar të bëjë çdo përpjekje për suksesin e bizneseve në Shqipëri. “Leksioni ynë i madh nga kjo krizë edhe rruga e vetme më e sigurt për t’u mbrojtur prej saj, - tha Kryeministri - është mbështetja e biznesit”.
Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria, me një kuadër të ri aktesh ligjore dhe nënligjore, do të krijojë një mbështetje fuqishme për të gjithë industrinë e riciklimit në Shqipëri, e cila deri tani shënon mbi 80 milion euro investime, në letër, në plastikë, në qelq, në metale, në mënyrë që të zgjerohet e të ndërrohet në një gjenerator të rëndësishëm në industrinë e vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›