Pollo-Lohan: Regjistrimi i popullsisë, hap i rëndësishëm drejt strukturave të BE-së, të respektohet privatësia

Shefi i delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan vlerëson se procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, është një hap drejt rrugës së zhvillimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian. Në seminarin organizuar me këtë temë, me ekspertë të institucioneve përkatëse, Lohan kërkoi të tregohet një vëmendje e vecante ndaj ketyre statistikave pa harruar privatesinë, si një element kyc në proces, ku do të merren të dhëna të sakta edhe për besim fetar të çdo qytetari shqiptar. “Duhet menduar si nje proces sa më i rëndësishem prandaj duhet te jete një proces sa më i saktë dhe të mos abuzohet me statistikat”, tha diplomati europian, pa harruar të përmendë këtu edhe regjistrimin e mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Për Ministrin e Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo, regjistrimi i popullsisë dhe banesave për vitin 2011 shihet si një proces madhor dhe sfidë e madhe për Shqipërine. Ky proces tha Pollo do të mundësojë krijimin e një baze të dhënash për një politikberje më të mire si dhe per afrimin e sitemit kombetar statistikor me ate europian.
...