E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PD-së për Tiranën Aldo Bumçi: Paralizimi i trafikut në kryeqytet, nga paaftësia dhe arroganca e Edi Ramës

Paaftësia dhe arroganca e kryebashkiakut Rama në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, është shkak i trafikut kaotik në Tiranë. Deklarata vjen nga kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, i cili ka zgjedhur për të vërtetuar akuzat ndaj Ramës, një aks problematik për lëvizjen normale të automjeteve, siç është bulevardi “Zhan D’Ark” në segmentin nga Ministria e Jashtme deri në urën që lidhet më Rrugën e Elbasanit. Sipas Bumçit eksperimentet që bashkia po bën duke bllokuar qendrën e Tiranës, i ka bërë të gjitha akset kryesore të metropolit të pakalueshme nga automjetet. “Për shkakë të mungesës së një plani për rregullimin e trafikut gjatë këtyre viteve dhe eksperimenteve që Rama po bën me qendrën, gjendja është rënduar”- u shpreh Bumçi. Duke hedhur poshtë deklaratat e opozitës për krizën politike dhe ekonomike që ka përfshirë vendin, Bumçi tha se e vetmja krizë që ekziston, është ajo që ka përfshirë qytetin e Tiranës për shkak të keqeverisjes lokale të Ramës. “Ka 10 vjet që drejton dhe nuk ka sjellë asgjë të re, përkundrazi ka përkeqësuar jetën e qytetarëve, s’ka ndërtuar çerdhe, kopshte, s’ka sipërfaqe të gjelbëruara dhe ka ndotje të madhe mjedisi”- deklaroi më tej deputeti demokrat dhe kryetari i Partisë Demokratike për degën e Tiranës, Aldo Bumçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›