Legalizimet, ja formulari për pagesat
Personat ose subjekte që duhet të legalizojnë shtëpi ose prona të tjera ilegale duhet të paraqiten pranë ALUIZNI-t për të tërheq formularin. Formular të ri do të plotësohet sipas kërkesave të personat në interesuar në lidhje me përqindjes e pagesës në para në dore ose bono privatizimi për legalizimet. Burime nga ALUIZNI bënë të ditur dje se se, në përmbajtje të këtij formulari,
nuk ka ndonjë element të ri, dhe se në thelb, ata do të vazhdojnë që ta derdhin pagesën e shërbimit në numrin e llogarisë bankare, të hapur për këtë qëllim nga ALUIZNI.
Pagesa
Konkretisht, në formularin e pagesës së tarifës së shërbimit, përfshihet emri i poseduesit të ndërtimit, të dhënat e objektit, afati se kur e ka vetëdeklaruar, adresa e banesës, si dhe vlera e tarifës së shërbimit, që është 4 mijë lekë të rinj. Përcaktimi i modelit të ri i këtij formulari, që në përmbajtje nuk ndryshon, është bërë dje me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që, në funksion të ndryshimeve të ligjit për legalizimet, qeveria ka marrë një tjetër vendim, krejtësisht në favor të ALUIZNI-t.
Faturat
Rreth 1538 familje që presin të legalizojnë pronat me bono kanë gati faturën dhe ju mbetet vetëm të derdhin detyrimet në bankë për të formalizuar pronën. Agjencia e Legalizimeve për qarkun e Tiranës ka bërë gati 1538 faturat e para për kryeqytetasit. Këtyre aplikantëve ju mbetet vetëm të shlyejnë detyrimin pranë bankave dhe të marrin tapitë në Hipotekë. Bëhet fjalë për gjithë aplikantët, të cilët kanë plotësuar kërkesën për të bërë legalizimin e ndërtimeve të tyre me bono privatizimi. Ndërkohë që edhe 8 mijë kërkesa për legalizim me bono dhe me para kesh që po shqyrtohen nga ALUIZNI sipas një plani pune të miratuar më parë. Burime zyrtare nga ALUIZNI bënë të ditur se dosje e plotë përmban kërkesën e bërë nga qytetarët, faturën e llogaritur nga ALUIZNI për tu paguar me bono privatizimi në bazë të përqindjes që aplikuesi ka paracaktuar në kërkesën e tij, por pa kaluar maksimumi, cili është 70 për qind e vlerës që mund të paguhet me bono. Sipas të njëjtave burime mësohet se pjesë e dosjes është gjithashtu dhe një tjetër dokument i cili përcakton detyrimin për pagimin e një takse për ndikimin në infrastrukturë e cila është vetëm 0.5 për qind e çmimit bazë të vendosur nga enti i banesave, rreth 140 lekë si dhe një tjetër faturë e cila pacakton një tarifë fikse për shërbimin prej 4 mijë lekësh. Të gjitha këto dokumente me shkresën zyrtare të AUIZNI-t u mundojnë qytetarëve që të paraqiten në bankën përkatëse për të bërë pagesë.
Ligji
Ligji i ri që ka hyrë në fuqi u jep mundësi qytetarëve që nëse dëshirojnë mund të shmangin pagesën me para në dorë duke aktivizuar bonot. Individët, të cilët kanë kryer pagesën e legalizimit në lekë kanë 3 muaj kohë, për të dorëzuar pranë ALUIZNI-t kërkesën për të përfituar nga pagesa me bono privatizimi. Në të qytetarët duhet të përcaktojnë saktë masën e pagesës që do të shlyhet me bono privatizimi dhe më pas agjencia do të shqyrtojë çdo rast për të bërë rimbursimin. Edhe ata që kanë ende një
pjesë të mbetur parcele të palegalizuar, mund ta legalizojnë duke bërë pagesën
në bono privatizimi siç parashikon ligji. Ndërkohë që në qershor mbyllet afati
për paraqitjen e kërkesave, duke qenë se është lënë në dispozicion periudha
3-mujore. Ndërkohë që pjesa tjetër e qytetarëve që janë ende në proces, nuk do
të kenë nevojë ti drejtohen zyrave të ALUIZNI-t me një kërkesë të tillë.
Rimbursimet për legalizimet me lekë në dorë
Rimbursimi i legalizimeve me para në dorë
Të gjithë personat që kanë kryer legalizimet me lek në dorë mund të paraqesin një kërkesë pranë ALUIZNIT dhe të përfitojnë ribursim nga hyrja e fuqi e ligjit për legalizimet me bono. Mjafton një kërkesë pranë këtij institucioni ku të paracaktohet pjesa e shlyerjes në bono dhe pasi bëhet përllogaritja përfituesi derdh në bankë bonot dhe merr paratë. Duke nisur që nga data 12 mars e këtij viti, afati për dorëzimin e kërkesës është tre muaj, pra deri në qershor. Në këtë kërkesë, qytetari tregon se deri në çmasë do të paguajë tarifën në letra me vlerë. Pagesa do të bëhet nëpërmjet dy formularëve, për ata që e kanë kryer pagesën dhe do të rimbursohen për atë pjesë që do ta paguajë në letra me vlerë dhe një tjetër formular për ata që do të paguajnë për herë të parë. Formularët tërhiqen pranë zyrave të ALUIZNI-t, ku secili qytetar do të shënojë të dhënat përkatëse lidhur me masën e shlyerjes që i takon për parcelën ndërtimore. Çdo muaj përgatitet një mijë deri në dy mijë dosje, ku çdo qytetari i përgatitet dosja individuale. ALUIZNI monitoron gjithë zonën informale dhe më pas bëhen kalimet e pronësisë me vendim qeverie. Lidhet kontrata me qytetarin. Përgatitet fatura e pagesës për ndërtimin dhe parcelën ndërtimore. Qytetari kryen pagesën dhe lidh kontratën me ALUIZNI-n. Më pas, përgatitet dosja dhe kalohet për vendim qeverie. Pas këtij momenti, kryhet hipotekimi për kalimin e pronësisë.
Përqindja sipas zonave
Objektet e ndërtuara brenda vijave të verdha nisur edhe nga vlera më e madhe që ka toka në këto zona, ligjvënësi e ka zvogëluar sipërfaqen që mund të paguhet me letra me vlerë. Nëse ka ndërtuar një objekt brenda vijave të verdha duke zënë një hapësirë deri në 300 metër katror, pronari i saj mund të paguajë deri në 70 për qind të vlerës me bono privatizimi ndërsa pjesën tjetër me para në dorë. Ndërkohë për sipërfaqe mbi 300 metër katror, gjysma e tarifës mund të paguhet me bono privatizimi ndërsa gjysma tjetër me para në dorë bazuar mbi çmimin e tregut. ALUIZNI ka përjashtuar nga pagesa me letra me vlerë tarifat e legalizimit për objektet pa lejë që janë ndërtuar me qëllim social-ekonomik në zona brenda vijës së verdhë. Pronarët kanë kërkuar rritjen e fondit të përvitshëm në buxhetin e shtetit për kompensimin e pronarëve me arsyetimin se nëse vazhdohet me këto ritme për dëmshpërblimin e plotë të tyre do të duheshin shekuj të tërë. Ndërkohë, rritja e sipërfaqes së parcelës që paguhet me letra me vlerë pritet të stimulojë ndërtuesit e objekteve që të shlyejnë tarifën duke mbledhur sa më shumë të ardhura në arkën e shtetit.
Ornela Manjani