E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident i rëndë në Shkup, katër vetë të plagosur

SHKUP- Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit. Informacionet e para flasin për katër persona të plagosur, por zëra edhe për viktima.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 në një kafene në këtë lagje të Shkupit, pas një zënke që kishte shpërthyer dhe që ka përfunduar me shkrepje armësh.

Fillimisht janë dëgjuar zhurmë makinash dhe më pas shkëmbim zjarri.  Në lagjen Kozle mbrëmë ka pasur prani të shtuar të policisë dhe pika kontrolli, menjëherë pas incidentit. Mediat raportojnë se nuk dihet për gjendjen shëndetësore të viktimave, edhe pse kanë qarkulluar spekulime se ka edhe të vrarë.

Siç mësohet nga burime jozyrtare, sulmuesi me armën e tij i është dorëzuar organeve policore.

MPB pritet që sot të jap hollësi mbi incidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa ditë pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›