Kryeministri Berisha niset për një vizitë në SHBA

Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Berisha niset sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare një javore.
Mësohet se gjatë qëndrimit të tij në Uashington, kryeministri pritet të zhvillojë një sërë takimesh në Departamentin e Shtetit ku takimi më i rëndësishëm pritet të jetë ai me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.
Në SHBA, kryeministri ka planifikuar edhe një sërë takimesh me kongresmenë e senatorë amerikanë.