E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Shkup, katër të plagosur

Foto ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit, ku sipas informacioneve të para mendohet se janë katër persona të plagosur, por ka zëra edhe për viktima.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 në një kafene në këtë lagje të Shkupit, pas një zënke që kishte shpërthyer dhe që ka përfunduar me shkrepje armësh.

Fillimisht janë dëgjuar zhurma të makinave dhe më pas shkëmbim zjarri. Deri tek shkëmbimi i zjarrit ka pasuar pas një mosmarrëveshje midis dy personave, bëjnë të ditur burime jozyrtare.

Në lagjen Kozle mbrëmë ka pasur prani të shtuar të policisë dhe pika kontrolli, menjëherë pas incidentit. Mediat raportojnë se nuk dihet për gjendjen shëndetësore të viktimave, edhe pse kanë qarkulluar spekulime se ka edhe të vrarë. Siç mësohet nga burime jozyrtare, autori i ngjarjes është arrestuar.

MPB pritet që sot të jap hollësi mbi incidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa ditë pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit. / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›