E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Politikën e turizmit do e ndërtojmë pa kufi Shqipëri- Kosovë. Në vitet 30 Thethi kish zyrë turizmi

Share

Kryetari i PS tha se kanë rënë të ardhurat nga turizmi me 140 milion euro

Ditën e sotme, opozita ia ka kushtuar turizmit me një tryezë të organizuar në Durrës. Fillimisht Edi Rama ka komentuar faktin se të ardhurat nga turizmi kanë pësuar një rënie, edhe pse Berisha thotë se numri i turistëve është shtuar.

Një fakt: Sipas kryeministrit ka 550 mijë turistë më shumë në vitin 2011, por sipas Bankës së Shqipërisë ka 60 mln euro me pak!!!

Po sipas Bankës së Shqipërisë, nga 2009 rënia e të ardhurave nga turizmi është 140 mln EU!

Kryetari i PS solli disa shembuj për të treguar gjendjen e mjeruar të turizmit dhe deklaroi se të gjitha politikat turistike do i bëjnë duke mos pasur parasysh kufirin Shqipëri- Kosovë.

Shqipëria ka 1000 vendndodhje të trashëgimisë kulturore, shtuar ato të Kosovës të dy shtetet mund të fitojnë shumë me politikë të përbashkët. Politika jonë e re turistike do të ndërtohet duke mos e marrë parasysh kufirin e Shqipërisë me Kosovën. Kështu do kemi ofertë për 12 muaj, deklaron Rama.

Në vitet 30 edhe në Theth kishte zyrë turizmi, sot nuk ka as mjek për 15 mijë vizitorë që shkojnë në Theth falë vetëorganizimit të mikpritësve. Në gusht-shtator 1944, në kulm të luftës, Shqipëria kishte revistë zyrtare për turizmin. Sot nuk ka, po ka një ministri me një website qesharak. Në web-in e Ministrisë së Turizmit, Tirana u shfaqet të huajve me foton e një arre të emërtuar në një anglishte fantastike: BABA NUTS MYSLIMI!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›