E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Itali, kërkon marrëveshje për gazsjellësin TAP për të cilin ndërhyri sekseri Lavitola

Share

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, po viziton Italinë. Gjatë qëndrimit aty ai është takuar me presidentin e rajonit të Pulias, Niki Vendola. Meta vlerësoi rëndësinë e këtij rajoni në ekonominë shqiptare, duke theksuar se 80 përqind e investimeve italiane vijnë nga Pulia.

Por duket se qëllimi kryesor i Metës është një marrëveshje trepalëshe për gazsjellësin TransAdriatik. Meta tha gjatë takimit se është në interes të dy vendeve që të nënshkruhet një marrëveshje ndërqeveritare mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë për të garantuar suksesin e këtij projekti strategjik.

Për këtë projekt pati lobuar në Itali edhe sekseri Valter Lavitola, i arrestuar para pak ditësh për korrupsion ndërkombëtar. Lavitola, i akuzuar për afera të ndryshme, ishte deklaruar si mik i Metës dhe e kishte takuar atë gjatë një takimi me kryediplomatin italian, Franko Fratini. Skandali u pasqyrua gjerë nga mediat italiane, që theksonin se Lavitola po bënte sekserin për projektin e gazsjellësit TAP, që nuk kishte marrë mesa duket pëlqimin e Berluskonit në atë kohë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›