E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen 50 të rrëmbyer në Pakistan

Rreth 50 prej 60 personave të rrëmbyer të shtunën nga militantët e dyshuar, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë liruar, ka njoftuar zyrtari lokal, Mumtaz Khan.

Këta persona ishin rrëmbyer nga militantët gjatë dy incidenteve të ndara në rajonin Kurram.

Lideri lokal fisnor, Hamidullah Khan, tha se militantët i kanë liruar 40 vetë, ndërsa 10 të tjerë kishin ikur.

Dhjetë vetë, që ende mbahen peng, mendohet se janë punëtorë të kompanisë energjetike të Pakistanit.

Hamidullah Khan tha se këta njerëz po mbahen nga militantët talibanë, “vetëm për verifikimin e identitetit”.

Mumtaz Khan, ka konfirmuar se militantët duket se “hezitojnë” t’i lirojnë këta 10 persona, por ka thënë se qeveria ka kërkuar ndërmjetësim nga liderët fisnorë lokalë.

Zyrtarët tjerët në Pakistan kanë thënë se rrëmbimet janë çështje e fiseve dhe pjesë e përpjekjeve për t’i shkatërruar negociatat në këtë territor, ndërmjet komunitetit sunit dhe atij shiit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›