E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident në Burrel, 53-vjeçari qëllon makinën e kryeministrit Berisha

BURREL - Një incident është shënuar gjatë takimit elektoral të kryeministrit Berisha në Burrel, ku një 53-vjeçar ka qëlluar me dhe në drejtim të makinës së kreut të qeverisë.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Burrelit, e cila ka shoqëruar në komisariat 53-vjeçarin Petrit Hoxha. Sipas policisë, Hoxha e ka kryer këtë veprim nën efektin e alkoolit. Incidenti ka ndodhur në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës, pas mbajtjes se fjalimit në Burrel, pikërisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Barhamit”.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 53-vjeçari ka marrë një grusht me dhe nga trungu i një peme dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit ku ndodhej kryeministri. Më pas, po sipas dëshmitarëve, truprojat e kryeministrit janë kudërpërgjigjur menjëherë, duke rrahuar 53-vjeçarin.

Aktualisht, sipas Policisë së Burrelit ai ndodhet në ambientet e komisariatit, pasi është akoma nën efektin e pijes.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›