E Diel, 1 Nëntor 2026

LZHK, Shehi: Nuk duhet t’i japim votën kompanisë së betonit

DURRES - LZHK prezantoi kandidatin e saj për deputet në qarkun e Durrësit, Bardh Kullën. Kreu i kësaj force politike Dashamir Shehi tha se shqiptarët kanë shumë arsye për të votuar mazhorancën aktuale. Sipas tij, “shqiptarët nuk duhet t’i japin votë kompanisë së betonit apo shoqërisë aksionere të Partisë Socialiste.”

“Sikur të ishin zgjedhjet në Gjermani, bujrum le të vijë e majta atje, me ca burra të nderum. Mirëpo këtu tek ne vjen një kompani ndërtimi. PS, ata njerëz janë një shoqëri aksionere. Prandaj do shkojmë të votojmë edhe njëherë, do shkojmë tu kërkojmë votën të gjithë bashkëqytetarëve tanë, në emër të koalicionit të djathtë, LZHK-së, në emër të Bardh Kullës për të fituar.”- deklaroi Shehi.

Përpara elektoratit të LZHK-së, Shehi ka paraqitur edhe platformën e punës të kësaj force politike, duke premtuar zgjidhje të problemit të pronësisë, papunësisë dhe shkollimin e të rinjve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›