Zgjedhjet e 8 majit, ku do të votojnë krerët e shtetit

Në këtë proces zgjedhor ku votohet për kryetarë bashkish, komunash edhe këshillash bashkiakë, pritet të marrim pjesë gjerësisht të gjithë ata qytetarë të cilët kanë mbushur moshën 18-vjeçare dhe që janë të pajisur më karta identiteti apo pasaporta biometrike.
Po ku do të votojnë krerët kryesorë të vendit? Presidenti Bamir Topi do të votojë në shkollën "Servete Maci" e cila përfshin njësinë bashkiake nr 9 në Tiranë.
Kryeministri Berisha hedh votën e tij pranë Liceut Artistik, e cila i përkon njësisë bashkiake nr 2.
Edi Rama kreu aktual i bashkisë voton pranë njësisë nr 7 tek shkolla “Pjetër Budi”, ndërsa rivali i tij në këtë garë të rëndësishmë Lulzim Basha voton pranë çerdhes 13 përkatësish njësia bashkiake nr 7 Tiranë.
Ndrësa kreu i LSI-së Ilir M+eta, voton sot pranë kopështit nr 31 tek njësia bashkiake nr 5 në kryeqytet.