Kriza ne Kosove Krasniqi nis takimet me partite politike

Partitë politike në Kosovë do të nisin nga e mërkura takime të veçanta me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, në përpjekje për tejkalimin e situatës që solli nje vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mënyrën jokushtetuese të zgjedhjes së presidentit nga Kuvendi.
Partitë e opozitës kanë kërkuar me forcë që të ketë bisedime para se të shkohet në seancën e zgjedhjes së presidentit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar marrëveshje politike me partitë parlamentare.
“Për adresimin dhe tejkalimin me të cilat përballet politika e Kosovës duhet të organizohet një tryezë politike me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare, në të cilën do të adresohet kriza e tanishme dhe të cilën gjithsesi, do të çelet udha për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, në kaptinën e zgjedhjes së presidentit, për ndryshimin ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”- tha Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së.
Ai u shpreh se konsensusi për të tejkaluar krizën është i arritshëm, por për këtë duhet vullnet politik duke vendosur interesin e shtetit mbi të gjitha. AAK kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme për stabilizimin afatgjatë të skenës politike të vendit, e cila është e dëmtuar rëndë, sipas kësaj partie, me zgjedhjet e manipuluara parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.
Bul Salihu