E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidente ne Lushnje,Tomori merr fitoren e pare te sezonit

Nga Julian KASAPI

Beratasit shenojne 2 gola por mbesin me 10 lojtare.Perfiton Dinamo,megjithate pa arritur te barazoje.

Tomori – Dinamo 2-1

Tomori, edhe pse me një futbollist më pak në pjesën e dytë, ka fituar në Lushnjë kundër Dinamos. Ndeshja ka qenë mjaft e bukur për tu parë në pjesën e parë, ku beratasit kanë në dorë frenat e lojës dhe bëjnë punën e tyre, duke e gjetur dy herë rrjetën me Shametin në të 27-tën dhe me Bakiun në të 32-tën. Deri në mometin e pësimit të golit të pare, skuadra e Dinamos mundohej të përballojë beratasit, të cilët janë të papërmbajtshëm. Pas një ndërhyrjeje të gabuar në fund të pjesës së parë, Shameti i le të tijtë me 10 lojtarë, duke marrë kartonin e dytë të verdhë.

Pjesa e dytë Në fillim të fraksionit të dytë blutë nga kryeqyteti hyjnë me besim në vetvete dhe arrijnë të shënojnë një gol me anë të Arifajt, i cili në zonën e pështjelluar të beratasve dërgon në rrjetë me gju një kros të ardhur nga e djathta e sulmit dinamovit me autor kapitenin Kuli. Euforia e beratasve bie, por nuk vonon dhe vetëm një minutë pasi topi niset nga qëndra futbollistët beratas kanë sërish probleme në tribunën e stadiumit Roza Haxhiu.

Tifozët e shumtë beratas ofendojnë në kor teknikun Sejdini dhe pati hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës. Ndërpret takimin kryesori Çeka dhe tekniku veteran kërkon rregull, ndryshe do të tërheqë skuadrën e tij nga fusha e lojës. Kalojnë minuta të tëra dhe pas ndërhyrjes së forcave të rendit qetësohet situatën kaotike në tribunë, nga ku u hodhën në fushën e lojës dhe shishe prej qelqi, njëra prej tyre fare pranë teknikut Sejdini.

Takimi nis pas 4 minutash dhe janë beratasit që kërkojë me ngulm sigurinë më një tjetër gol. Arbri është i avancuar nga skuadra dhe nuk mund të bëjë shumë, ndërkohë që dinamovitët sulmojnë, por pa ide të qarta dhe pa forcën e duhur, edhe pse kanë një futbollist më shumë. Vjen një tjetër moment i mirë për beratasit, ku pas një prekje të topit me dorë nga Peqini në zonën dinamovite, kryesori Çeka akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë godet kapiteni Çaushaj, por Osmani u jep akoma shpresë të tijve, duke pritur penalltinë.

Pavarësisht se ka ndryshime në formacione me futbollistë të feskët, Tomori nuk bën dot më shumë dhe ruan rezultatin deri në fund të ndeshjes, duke marrë tri pikë të merituara, pasi për mës e 50 minuta, duke llogaritur dhe 5 minutat shtesë të pjesës së dytë, luajti me 10 futbollistë. Kjo fitore ul me këmbë në tokë Dinamon, e cila ishte amplifikuar disi nga mediat e ndryshme pas një barazimi ndaj Skënderbeut. Ndërkohë, ajo kënaq beratasit, që ndodhen tashmë me plot 4 pikë në tabelën e superiores.

Daiu: Fituam me 10 vetë dhe me gjyqtarin kundër

Pjesën e parë e kontrolluam lojën dhe arritëm të shënonim 2 gola të shpejtë. Por më pas gjërat janë ndërlikuar, kur Shameti është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke na lënë me një forcë më pak në fushën e blertë. Kjo ndikoi edhe tek ekipi, sepse dihen vlerat e tij. Dinamo në fillimin e pjesës së dytë përfitoj dhe na ndëshkoi. Por ne arritëm me fanatizëm, duke pasur edhe gjyqtarin kundër, të merrnim pikët maksimale. Kjo fitore shton oreksin tonë, pasi na rrit edhe nga ana morale.

Sejdini: Më mirë tua linim ndeshjen në tavolinë

Më vjen shumë keq që ndodhin këto gjëra në futbollin shqiptar, ku nuk të vijnë kokës vetëm shishe plastike, por edhe shishe birre. Nuk mund të shprehem më shumë për një gjë të tillë, pasi imagjinoni çdo të ndodhte sikur ndeshja të ishte luajtur në Berat. Unë kam një skuadër të re në moshë dhe detyrimisht aktet e dhunës nuk ndikojnë mirë tek ajo. Megjithatë, ajo doli nga detyrat që i kisha dhënë, por e theksoj, edhe për shkak të presionit që u ushtrua. Po ta dija, nuk paraqitesha fare dhe ia linim ndeshjen 2-0.

Incidenti, Xhaxhi kërkon të tërheqë ekipin

Në minutën e 49-të të sfidës, për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë, ndeshja ndërpritet për disa minuta, madje Sejdini kërkoi fillimisht të tërhiqte skuadrën nga fusha. Drejt pankinës së Dinamos kanë fluturuar bidonë plastikë, sende të ndryshme të forta, si edhe shishe birre. Ndërhyjnë forcat e rendit të Komisariatit të Lushnjës, ku madje morën me forcë edhe disa tifozë që shaktuan trazira në tribune, duke i shoqëruar në komisariat. Loja rifilloi pas disa minutash ndërprerjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›