E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimet me Greqinë, “përplasje” mes KE dhe FMN

Greqia bëhet shkak për përplasje FMN-BE. 

Raporti i FMN, ku pranohen gabimet serioze të bëra me programin grek të shpëtimit dhe akuzohen pratnerët evropianë se kanë përfituar prej tij, ka shqetësuar Komisionin Evropian. 

FMN në raportin konfidencial gjithashtu ngarkonte me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat në marrjen e vendimeve në nivel qeverish. 

Zëdhënësi i komisionerit europian për Financat, Olli Rehn, ka shprehur kundërshtimin e rreptë ndaj këtij raporti. 

Ai nënvizoi se Komisioni Europian kundërshton konstatimin e Fondit se do të ishte i dëshirueshëm një ristrukturim i borxhit gek që në vitin 2010. Siç tha zëdhënësi, FMN nuk merr parasysh faktin se ristrukturimi i borxhit privat do të zbehte rëndësinë e programit. 

Së dyti, KE nuk pajtohet me konstatimin se nuk u bë mjaftueshëm masa të karakterit zhvillimor në Greqi. “Konsiderojmë se kjo është e gabuar dhe pa bazë; Komisioni ka qenë fuqi stimuluese për t’iu dhënë peshë programit dhe reformave strukturore”, vuri në dukje zëdhënësi Simon O’Connor. 

Në një raport konfidencial të publikuar dje, FMN pranon se ka bërë gabime serioze me programin grek të shpëtimit dhe akuzon partnerët evropianë se përfituan prej tij. FMN gjithashtu ngarkon me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat që u bënë sa i përket marrjes së vendimeve në nivel qeverish. Sipas dokumentit përfitimi më i madh nga kjo paketë nuk ka qenë aq për Greqinë sesa për Eurozonën. Raporti vë në dukje se përgjigja e koordinuar me BE për krizën, ka blerë kohën, në mënyrë që të kufizohet ndikimi negativ në pjesën tjetër të 17 shteteve anëtare të eurozonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›