Incidentet me Laert Vasilin, Kisha greke kundër Agimit të Artë
Kisha greke reagon për incidentet e shkaktuara nga Agimi i Artë, ku janë përfshirë edhe organizata parakishtare, që demonstrojnë fanatizmin e tyre me ikona shenjtorësh në duar dhe hedhin parulla në emër të Kishës ortodokse, ndërkohë që protestojnë kundër një shfaqjeje teatrore.
Nisur edhe nga episodet e reja që ndodhën mbrëmjen e së enjtes në Athinë, jashtë teatrit ku trupa Corpus Christi do të performonte pjesën e vënë në skenë nga regjisori shqiptar Laert Vasili, kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Jeronimos ka bërë një deklaratë, në të cilën dënon të gjitha format e dhunës dhe racizmit. Ndërkohë që Kisha greke nuk ka artikuluar ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me shfaqjen e Corpus Christi, Kryepeshkopi i Greqisë jep një mesazh të drejtpërdrejtë për ekstremistët e djathtë të Agimit të Artë, duke u shprehur se “Kisha nuk ka nevojë për mbrojtës dhe çlirimtarë”. Kryepeshkopi Jeronimos kërkon nga të rinjtë të studiojnë historinë e Agimit të Artë, të njohin besimet ideologjike dhe simbolet e tij. "Derisa Agimi i Artë deklaron qartë pozicionet e veta ka të drejtë të kërkojë votën e njerëzve", tha kryepeshkopi, por shtoi se Kisha si një institucion shpirtëror ka respekt të madh për njeriun, ka respekt për procedurat demokratike dhe nuk do të lejojë asnjë forcë, qoftë majtas apo djathtas, të marrë mbështetjen e saj.
Më herët, një deklaratë të ngjashme bëri edhe Mitropoliti i Siatistës, Pavlos i cili tha se “është më mirë të jesh një ateist, sesa një hrisafgjitis” (siç quhen rëndom anëtarët e Hrisi Avgisë ose Agimit të Artë). Ai shtoi se "kjo forcë fyen dhe poshtëron Krishtin dhe e bën këtë në fytyrat e refugjatëve, emigrantëve, madje edhe të fëmijëve". Mitropoliti Pavlos tha se "Agimi i Artë është nata e zezë". Pak ditë pas këtyre deklaratave, kleriku tha se merr kërcënime për jetën e tij, nëpërmjet telefonatave anonime.
Menjëherë pas qëndrimit të bërë publik nga kryepeshkopi Jeronimos ka reaguar partia e Nikolaos Mihaloliakos, Agimi i Artë. “Asnjëherë Agimi i Artë nuk e ka pretenduar rolin e mbrojtës të Kishës”, është përgjigja e ekstremit të djathtë për Kryepeshkopin dhe përfaqësuesit e tjerë të Klerit Ortodoks. Në reagimin e kësaj partie thuhet gjithashtu se "është e vuajtueshme që Kisha të akuzojë Agimin e Artë duke e krahasuar me të pafetë dhe politikanët blasfemues, që janë përfshirë në afera të dyshimta në shoqëri dhe dogma të errëta”.
Incidentet
Ekstremistët dhe fanatikët vazhdojnë përpjekjet e tyre, për të penguar shfaqjen e Laert Vasilit, duke pretenduar se ajo fyen Krishtin dhe fenë ortodokse. Të enjten në mbrëmje rreth 200 vetë, anëtarë të Agimit të Artë dhe organizatave parakishtare u mblodhën përsëri para teatrit “Hitirio” në Athinë. Demonstruesit hodhën gurë mbi forcat e policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës. Përfundimisht, shfaqja filloi rreth një orë me vonesë, ndërsa spektatorët që dëshironin ta ndiqnin, pritën me durim derisa ajo të fillonte.
Vetë regjisori shqiptar, Laert Vasili disa kohë më parë u shpreh në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se protestat kundër shfaqjes së tij i nxiti Kisha.