E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, as nuk bashkon dot të majtën, as nuk përçan dot të djathtën

13-03-2012 / Gazeta 55

I pazoti për të prodhuar një alternativë fituese, kontribuues i rëndësishëm në largimin nga PS të disa prej protagonistëve të politikës, Edi Rama i është kthyer diversionit tek e djathta, si një alternativë që prodhon paniku i falimentimit. Por taktika enveriste e spiunëve të deleguar s’përçan dot një front të mirëfilltë antikomunist, aq më tepër kur si aktorin kryesor të skemës ka një votues të mirëfilltë të PS-së, si Bamir Topi

Diversioni në politikën shqiptare ka dalë démodé. Jashtë mode kanë dalë edhe metodat e “të bëri hajër” në politikë, duke u varur pas hallateve të tjetrit.
Për Edi Ramën kjo “logjikë” ka më shumë kuptim.
Kuptimi i kësaj “logjike” merr doza më të mëdha sigurie, duke u nisur, për analogji, nga kuptimi i parë i nocionit “lider opozite”, koncept që Edi Rama e ka konsumuar në mënyrën më me pa rezultat të mundshme.
Kjo do të thotë që ndërsa prej mesit të vitit 2005, kur Fatos Nano i dhuroi postin e kryetarit të PS-së, për pasojë edhe postin e “liderit të opozitës”, Edi Rama vetëm rezultativ nuk ka qenë asnjë herë si i tillë.
Dhe për aq sa mosrezultatet janë të dukshme, kur si kryetar i PS-së i ka rezervuar kësaj partie humbje të sigurta “nga njëra zgjedhje në tjetrën”, si “lider opozite”, mosrezultatet e tij kanë qenë “zi e më zi”.
Me këtë “background”, në përvjetorin e shtatë të vegjetimit të tij si kryesocialist dhe si “lider opozite”, duke u kapur fort pas prishjes së “fatit të keq” që folklorikisht i rezervon numri “shtatë” dhe duke mos ju ndarë folklorit, sipas të cilit numri “nëntë”, mund të jetë edhe më i keq, ku me shumë gjasa mund të mos i korrespondojë me përvjetorin e nëntë të vegjetimit të tij si kryesocialist dhe “lider opozite”, Edi Rama ka “hedhur sytë gjetkë”..., “te e djathta” që ai ka emëruar vetë...
... Ai pra, Edi Rama që e bëri PS-në “si desh vetë”, duke mbledhur rreth saj gjithë anonimët e mundshëm, nga ishin e nga s’ishin, por që ishte i sigurt që me sjelljen prej “yes man”-i të tyre nuk do ti krijonin probleme në parti ju rikthye sjelljeve prej demodeje apo metodave të “të bëri hajër” në politikë, duke u varur pas hallateve të Bamir Topit, apo Kreshnik Spahiut.
... Ai pra, Edi Rama, që pasi nga ana tjetër largoi gjithë “zërat kundër”, u kujtua, por për më tepër kuptoi, se nuk mund të vijë në pushtet me Olta Xhaçkën, Erion Veliajn, Keti Bazhdarin, Fidel Yllin, Dash Pezën, Artan Gaçin, Ditmri Bushatin..., etj..., (ndjesë atyre që nuk ju kemi përmendur emrat), ju rikthye “emërimeve” te “e djathta”, duke zëvendësuar Kurt Kolën e Ervin Meten, me Bamir Topin apo Kreshnik Spahiut, a thua se po zëvendëson Besnik Barajan me Saimir Tahirin, në krye të PS-së së Tiranës.
Jo vetëm kaq, por Edi Rama ju ka ngarkuar respektivisht edhe “shtresat” ku kryetarët e partive në ardhje, duhet të “mbështesin” partiçkat “e djathta” të tyre. Sipas këtyre detyrave të ndara nga Edi Rama, Bamir Topit “i trafikoi” si anëtarë partie ata “të përndjekur” që përfaqëson Kurt Kola, ndërsa Kreshnik Spahiut “i trafikoi” si anëtarë partie ata me të cilët së bashku me Erion Veliajn por në emër të Edi Ramës bënin “ham-ham” kundër Fatos Nanos.
Me kaq, Edi Rama ka gjithë arsyet e mundshme, të ndjehet “i sigurt”, se Bamir Topi e Kreshnik Spahiu, si “e djathta” e emëruar prej tij, do të mund të fusin ca vota në koshin që s’po mund t’ia mbushin Olta Xhaçka, Erion Veliaj, Keti Bazhdari, Fidel Ylli, Dash Peza, Artan Gaçi, Ditmir Bushati..., etj..., (ndjesë atyre që nuk ju kemi përmendur emrat), sepse në koshat e tyre, për deri sa besohet se as vëllai nuk e voton presidentin në ikje, si kryetar partie në ardhje, as që bëhet fjalë të mund të fusin ndonjë votë.
Po ky Edi Rama, çfarë votash pret të fusë në koshin e tij, nga koshat e Bamir Topit e Kreshnik Spahiut, që s’dihet se me çfarë do t’i mbushin...?!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›