Incidentet ne Korce FSHF Asnje tolerance ndaj autoreve

Pas incidenteve të rënda që shoqëruan finalen e Supërkupës së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me anë të një komunikate, ku dënon aktet e dhunës dhe premton zbatimin me rigorozitet të rregullores mbi masat disiplinore që do të marrin komisionet e saj.
“Federata Shqiptare e Futbollit është thellësisht e shqetësuar për kete ngjarje e cila nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe frymën “fair play”. Ajo dënon ashper ideatoret dhe e siguron opinionin futbolldashës se kjo ngjarje do të merret në shqyrtim nga organet e disiplinës dhe rregullorja do te zbatohet pa asnjë leshim”, lexohet në komunikatën për shtyp të qeverisë së futbollit në vend, e cila ishte dhe organizatore e finales së mbrëmshme.