Vendimarrja ne KQZ PS Jo maxhorances PD Pro balances

Riformatimi i KQZ-së pritet të jetë në qendër të debatit për reformën zgjedhore në muajin shtator. Për selinë rozë tashmë është e qartë që me këtë institucion nuk mund të mbahen më zgjedhje në Shqiperi. Për juristin e PS-së, Eridian Salianji ajo që del qartë edhe nga raporti i OSBE/ODHIR-it është se maxhoranca nuk mund të ketë më shumicën në KQZ, ndërsa për ekspertin ligjor të demokratëve Oerd Bylykbashi gjithçka mbetet e hapur në tryezën e reformës zgjedhore.
“Apolitik, e drejton opozita. Të krijosh një institucion i cili është i pavarur nga të gjitha palët është një problem politik, por sot, vetëm kjo mund të thuhet, dhe është e vërtetuar që qeveria nuk mund ta ketë më maxhorancën në KQZ, pasi nuk mund të organizojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thotë Salianji.
“Nuk është çështja e përbërjes por KQZ nga një anë të mbetet një organ efektiv, me pushtet të plotë që të sigurojë një organizim zgjedhjesh në kohë, sipas të gjitha standarteve që parashikon ligji dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Nga ana tjetër, qoftë duke qenë politikisht i balancuar por edhe duke pasur një dozë të lartë profesionalizmi, të mbetet një organ i cili ka pavarësi në gjykim dhe besueshmëri nga palët. Kjo është diçka që duhet të jetë menuja e diskutimit. Duhet t’i mbetet diskutimit të komisionit të reformës”, thotë Bylykbashi.
Sipas kampeve, dy juristët lexojnë ndryshe edhe raportin e OSBE/ODHIR-it.
“Është një raport që për herë të parë i konsideron zgjedhjet në Shqipëri si kompetitive dhe transparente.
“Aty ka një të drejtë për arsye se raporti i vë theksin zgjedhjeve në Tiranë ku votimi dhe numërimi ishte numërim transparent deri në datën 14. Kurse përsa i përket problemit tjetër ajo e ka ndarë, ka ndarë transparencën deri në datën 14 dhe ka ndarë momentin kur u prish procesi zgjedhor, pra, në momentin kur KQZ ndërhyri në proces”, theksoi Salianji.
Megjithë interpretimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it, ajo që mbetet detyrë e politikës tani është hartimi i një ligji të ri elektoral. Ndërsa demokratët janë të fokusuar vetëm tek reforma elektorale, socialistët kanë kërkuar një ndërhyrje edhe në kushtetutë. Kjo do të thotë se palët para se të ulen në tryezën e përbashkët duhet të bien më parë dakord për natyrën e ndërhyrjes ligjore që në dyja rastet kërkon shumicë të cilësuar votash në parlament, ose më thjesht konsensusin mes tyre.
Rovena Moçka/Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 gusht 2011 )