Dyndje kosovaresh hyjne 400 mije vete ne dy jave
Qytetarët nga Kosova këtë vit kanë preferuar që pushimet e tyre t’i kalojnë në bregdetin shqiptare, por edhe atë turk. Sipas zëdhënës së Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi vetëm në dy javët e fundit rreth 400 mijë qytetarë kanë kaluar pikat kufitare me vendet fqinje, ndërsa numri më i madh i tyre ka qenë në drejtim të bregdetit shqiptar.
”Sa i përket hyrjeve dhe daljeve pikëkalimi kufitar në Vërmicë ka qenë më i frekuentuari , arsye qëndron në afërsinë që e kemi me shtetin shqiptar, qytetarët preferojnë që pushimet verori ti kalojnë atje. Qytetarët tani e kanë shfrytëzuar edhe këtë magjistralen ndryshe të quajtur Rruga e Kombit për të shkuar edhe në bregdetin e Ulqinit”, thotë Kamberi.
Në Agjencitë Turistike prenotimet bëhen kryesisht për në Turqi dhe në Egjipt. Arzana Malsia nga agjencioni turistik Eurokoha thotë se bregdeti turk ka qenë i preferuar.
“Interesimi ka qenë mjaftë i madhe këtë vite, në agjencionin tonë bregdeti më i kërkuar edhe këtë vit ka qenë Turqia. Arsye qëndron në atë se Turqia është paketarazhman dhe qytetarët e kanë të organizuar secilin detal. Fluturimet janë dy herë në javë, secili fluturim posedon diku 190 ulëse, për këto fluturime 99 % e të gjithë këtyre fluturimeve kanë qenë të mbushura, gjë që pritet me qenë deri në fund të vitit”, thotë Malsia.
Pas ndërtimit të autostradës, bregdeti shqiptarë është më i frekuentuari nga kosovarët në krahasim me vendet e tjera, ndërsa Durrësi vazhdon të mbledh shumicën e pushuesve nga Kosova.
Sala Mustafa