E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti me policinë Policia “bllokon” materialet e protestës

Autori i Lajmit: Redaksia
Mbledhin mbeturinat në Kombinat për ti dërguar para Kryeministrisë, shoqërohen në polici punonjës të Bashkisë së Tiranës. Dhjetë punonjës të Bashkisë së Tiranës janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat nga policia e rendit në kryeqytet. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, të cilat treguan se punonjësit bashkiakë kanë pasur një përplasje me policinë e rendit.

Shoqërimi

Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar për në polici 10 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Mësohet se të shoqëruarit, punonjës së ndërmarrjes së gjelbërim-pastrimit, janë shkëputur nga puna.
Punonjësit e Bashkisë janë mbajtur për disa orë në ambientet e komisariatit të policisë në Kombinat. Burime nga policia bënë të ditur se shkak për shoqërimin e 10 punonjësve është bërë grumbullimi i plehrave nëpër lagjet e Tiranës, për ti dërguar në sheshin para Kryeministrisë, për të ilustruar protestën e sotme.

Reagimi

Ndërkohë, deputetë të Partisë Socialiste janë nisur drejt Komisariatit numër 6, ku janë shoqëruar punonjësit. Burime pranë Bashkisë së Tiranës pohojnë se ky shoqërim ndodhi një ditë para skadimit të afatit që vendorët i kanë dhënë qeverisë. Vendorët i kërkojnë qeverisë anulim të vendimit për biznesin e vogël dhe amendamenteve për taksat vendore që shkelin autonominë e pushtetit lokal. Kjo është kërkesa kryesore e apelit publik dhe afatit që vendorët i kanë dhënë qeverisë. Ky afat skadon pikërisht ditën e nesërme, në të kundërt, autoritetet e pushtetit vendor kanë paralajmëruar protesta. Sipas vendorëve, vendimi i qeverisë për të kthyer bizneset e vogla me të ardhura 5 milionë lekë në biznese të mëdha, do të ishte një katastrofë për buxhetin e pushtetit lokal.
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›