Referendumi, një provë për Hagën
Autori i Lajmit: Nga Albin Kurti
Shumica dërrmuese e shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën janë ato të cilat e besojnë rrëfimin e Serbisë për Kosovën si një produkt të imperializmit amerikan. Procesi që po zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) ishte një shans që të kundërshtohet kjo tezë. Delegacioni i Kosovës ka mundur ta përdor foltoren në GjND për të treguar jo vetëm se kush është Kosova e çka (s)po thotë Serbia, por edhe se kush është Serbia. Pra, ta dekonstruktojë Serbinë, me çrast, jo vetëm që kundërshtohen argumentet e Serbisë për Kosovën, por edhe zbërthehet vetë qenia e saj.
Të dëshmohet që Serbia ishte ajo që e sajoi Jugosllavinë për tu zgjeruar dhe se Serbia ishte ajo që e rrënoi Jugosllavinë për... tu zgjeruar. Se vetë Serbia, në fakt, nuk ishte e pavarur politikisht por gjithmonë shërbente si fëmijë i lazdruar i Rusisë. Se përralla e Serbisë për veten e saj si viktimë e imperializmit amerikan që kulmoi me bombardimet e NATOs, sështë gjë tjetër veçse maskë për imperializmin e vockël të Serbisë në Ballkan. Se Beogradi e ka shumë më të fuqishëm shovinizmin sesa nacionalizmin: p.sh., ata nuk u brengosën kur Kosova u nda nga Serbia për çështjen e liberalizimit të vizave – nëse ka ndonjë dëmtim të Kosovës, Serbisë nuk i vjen keq që Kosova trajtohet ndaras prej saj.
Kjo gjë ishte e domosdoshme pasi që kontestimi i Serbisë kundër të drejtës së institucioneve të Kosovës për ta shpallur pavarësinë, ka për efekt përforcimin e kësaj pavarësie të shpallur si një maksimum teorik për pozitën e Kosovës, e jo si një kompromis degradues siç ishte. Shumë më vështirë është të mbrohet qëndrimi se kjo pavarësi që kemi është përnjëmend pavarësi sesa të mbrohet drejtësia për një këso pavarësie të tillë çfarë e kemi. Ta mbrosh Kosovën duke mos e sulmuar Serbinë është padrejtësi dhe dëm i ri për Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare edhe ashtu është e ndarë rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës. Nuk ia vlen të shtiresh me terma pozitivë e të përpiqesh tiu pëlqesh doemos të gjithëve.
Seanca e parë e GjNDsë tregoi se nuk bëhet fjalë për një seancë tipike gjyqësore. Aty u pa se mund të flasësh çkado. Seanca nuk ishte fare restriktive. Ajo merrej me çështjen e të drejtës dhe ligjit ndërkombëtar, por ishte e mbushur përplot me argumente politike. Fundja, ligji lind në kohë dhe buron nga një situatë historike që është situatë politike në histori. Prandaj, seanca gjithsesi ishte një shans i mirë. Meqë vendimi i GjNDsë në fund është vetëm këshillues, kjo veçsa e konfirmon rëndësinë e paraqitjeve të palëve: gjykimet më të rëndësishme tashmë ndodhin përgjatë procesit në kokat e njerëzve nga e gjithë bota që e përcjellin atë, e jo vetëm me rastin e verdiktit përfundimtar të tij.
Procesi në GjND do të ishte më i lehtë për Kosovën sikur të organizohej referendumi gjithëpopullor para shpalljes së pavarësisë. Sigurisht që përveç 90 e ca për qind të popullatës që janë shqiptarë në Kosovë, edhe minoritetet joserbe, e madje edhe një përqindje e vogël e serbëve të Kosovës, do të deklaroheshin për pavarësinë. Pikërisht referendumi do të ishte ajo hallka e duhur ndërmjet IPVQve dhe shpalljes së pavarësisë. Kur ne të VETËVENDOSJE!-s argumentonim e protestonim për referendum, politikanë e analistë na kundërshtonin duke thënë se nuk ka nevojë për referendum meqë rezultati dihej, ose duke na e përkujtuar që tashmë e kemi mbajtur një referendum nga 26 e deri më 30 shtator 1991.
Referendumi nuk organizohet në mënyrë që rezultati i tij të ketë karakter informativ por legjitimues. Referendumi duhej organizuar aq më tepër që e dinim rezultatin. Ndërkaq, sa për referendumin e vitit 1991, u mor vesh se sa seriozisht e kishin konsideruar atë krerët e institucioneve dhe partive atëherë kur nuk e përmendën fare atë në Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Mungesa e referendumit nuk ishte pasojë pse ai u vlerësua si i panevojshëm e as lëshim nga harresa e dikujt. Problemi me organizimin e referendumit ishte që mandej populli mund të kërkojë referendume edhe për gjëra të tjera: për kushtetutën ahtisaariane, privatizimin neoliberal, decentralizimin etnik, bashkimin me Shqipërinë, etj. E, kur populli nis e mësohet me lirinë politike, me vendimmarrjen direkte, atëherë bëhet rrezik për politikanët vendorë e burokratët ndërkombëtarë, apo jo? (Titulli i origjinalit: Hallka e munguar)
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009