Berisha: “Ligje të ashpra kundër dhunës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Është zhvilluar dje Konferenca Kombëtare “Ne mund të ndalojmë dhunën në famije”, organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësuesit e lartë të shtetit si kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Punës, Spiro Ksera, dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Në fjalën e tij me këtë rast Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, deklaroi se dhuna në familje është një problem serioz ndaj së cilës duhet të luftojnë institucionet, por dhe vetë opinioni shoqëror. Kreu i Qeverisë bëri apel për më shumë punë dhe më shumë qëndrim ndëshkues, si shoqëror ashtu dhe zyrtar ndaj këtij fenomeni, i cili ka në bazë diskriminimin shekullor gjinor. “Dhuna në familje është shumë problematike. Përqindja e saj në raport me krimin tjetër është shumë e lartë dhe e papranueshme. Dhuna në familje nuk ka marrë përgjigjen e duhur shoqërore dhe zyrtare. Nuk kemi një opinion të fuqishëm shoqëror kundër saj. Nuk kemi një promovim të qëndrimit të prerë të shoqërisë kundër saj. Nuk kemi ligje për dënimin më të rreptë të dhunës”,- deklaroi Berisha. Ndërsa ka shmangur akuzat direkte të artikuluara fort kohët e fundit ndaj rivalit të tij politik, Edi Rama, Berisha ka deklaruar se shoqëria duhet të përbuzë modelet e dhunës familjare dhe bashkëshortes në familje duhet ti jepet personaliteti i duhur. “Është e domosdoshme që çështjen e dhunës në familje ta bëjmë të madhe të mos kemi ndrojtje. Dhuna ka në bazë një diskriminim shekullor, gjinor. Bashkëshortja nuk është as sllave as plaçkë, por një personalitet kryesor i familjes”, - tha ai. Ndërsa Topalli pohoi se Kuvendi duhet të ketë rolin kryesor në këtë luftë. “Të gjithë bashkë duhet ti përgjigjemi fort dhunës ndaj grave”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009