Senatorja franceze: “Subjektet politike të respektojnë institucionet”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Në zgjedhjet e 28 Qershorit populli foli. U bënë zgjedhje demokratike dhe institucionet duhet të respektohen”. Kështu pohoi dje senatorja franceze Joelle Garriaut Maylam, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në bisedën me të, senatorja Maylam tha se transformimet në Shqipëri janë impresionuese, ndërsa vlerësoi faktin që në krye të Parlamentit është një grua. “Kjo është diçka e rrallë edhe në Evropë, - tha ajo, - dhe është një shenjë e fortë e energjisë dhe forcës suaj, por edhe e demokracisë së shoqërisë shqiptare”. Senatorja franceze pohoi më tej se vendi i saj ka kënaqësinë të mbështesë dhe të ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e proceseve integruese. Kryetarja e Kuvendit falënderoi Francën për mbështetjen dhe votën e saj pro Shqipërisë në 16 nëntor, për pranimin e statusit të vendit kandidat në BE. Po ashtu edhe deputetët francezë të Parlamentit Evropian për rezolutën, e cila vlerëson arritjet madhore të Shqipërisë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Kryetarja e Kuvendit dhe senatorja Maylam shprehën bashkarisht interesin për rritjen e shkëmbimeve parlamentare mes Senatit dhe Asamblesë Kombëtare të Francës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Po dje, Topalli zhvilloi një takim dhe me përfaqësuesen e lartë të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Karen Johnson.
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009