Hyka: Tani pres golin tim të parë në Gjermani
Ndaj Alemania Ahen Jahmir Hyka luajti më shumë se 30 minuta, ndonëse skuadra e tij Mainc u mund 2-0. Për mesfushorin shqiptar duken kohë më të mira në Bundesligën e dytë. "Ishte vërtetë një kënaqësi, më kishte munguar për disa javë fusha. Bëra minuta të mira, madje edhe shokët më përgëzuan në fund. Tani jam ambientuar dhe jam në pritje të golit të parë në Gjermani", tha ai për "albania-sport.com". Trajneri Jorg Anderson e hodhi Jahmir Hykën në minutën e 59-të, kur rezultati ishte 2-0.
(d.b/BalkanWeb)