E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis, një pikë në Lezhë dhe kampion

www.albania-sport.com - Bylisi, kryesuesi absolut i Kategorisë së Parë, është vetëm një pikë larg shpalljes kampion matematikor katër javë përpara përfundimit të sezonit.

Ballshiotëve të drejtuar nga Ilir Spahiu (25 ndeshjeve, 63 pikë) u mjafton barazimi në Lezhë kundër Besëlidhjes vendase, që të zyrtarizojnë trofeun dhe ringjitjen në Kategorinë Superiore, pasi diferenca aktuale me Elbasanin e vendit të dytë është 14 pikë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u luajtur.

Tri takimet e tjera të rëndësishme të javës së 26-të të Kategorisë së Parë, ku janë të përfshira katër skuadrat e tjera që renditen në vendet 2-5 e diskutojnë midis tyre vendet 2-4, Elbasani-Burreli, Lushnja–Partizani dhe Kamza–Skrapari do të luhen ditën e diel (15:00).

Të shtunën do të luhen Besëlidhja-Bylis, Memaliaj-Gramshi, Turbina-Bilisht Sport, Pogradeci-Sopoti dhe Ada-Luftëtari (të gjitha në orën 15:00).


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›