E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari-Kastrioti, krutanët me kujtime të hidhura

www.albania-sport.com- Kastrioti mbërrin në Vlorë me kujtime të hidhura nga ndeshja e fundit kundër Flamurtarit, me krutanët e tërhequr nga fusha në minutën e 89-të takimit, në shenjë proteste për penalltinë e dhënë nga gjyqtari ndërkombëtar, Sokol Jareci, të shoqëruar më pas me jo vetëm fitoren 2-0 në tavolinë Flamurtarit Komisionit të Disiplinës dhe me zbritjen 3 pikë nga renditja e përgjithshme.

Rezultati deri në minutën e 89-të ishte 1-1, kur gjyqtari i FIFA-s, Jareci, dha një penallti në favor të vlonjatëve pas një faulli ndaj sulmuesit Migen Memelli e të kontestuar fort nga Kastrioti.

Golat në deri në minutat e luajtura mbanin firmat e Artan Sakajt (19’, penallti e fituar nga Memelli) për vlonjatët e Gugash Maganit dhe Eleandro Pemës (35’) për krutanët e Ramadan Ndreut.

Të dyja skuadrat vijnë në përballjen e tretë sezonale pas fitoreve të rëndësishme në transfertë më të njëjtin rezultat, 1-0: Kastrioti në Ersekë kundër Gramozit, dhe Flamurtari në Korçë kundër Skënderbeut.

Në fazën e parë takim midis dy ekipeve në Krujë kishte përfunduar në barazim 1-1. Për skuadrën krutane shënoi Olsi Teqja në minutën e 57-të, ndërkohë që braziliano-kroati Robert Alvizh barazoi në minutën e 92-të, i dëbuar nga drejtuesit vlonjatë fill pas kësaj ndeshjeje.

Trajneri i Kastriotit, Ndreu: “Duhet pranuar se kemi lënë shumë pikë brenda në Krujë (6F,3B, 4H), por dhe në transfertë. Ndeshja kundër Flamurtarit është mjaft e vështirë për vetë objektivat që kanë vendasit”.

Kastriotit do t’i mungojë krotari Matko Djarmati (i pezulluar), ndërkohë që i dëmtuar është Ivan Babiç, autori i golit të çmuar në fitoren kundër Gramozit.

Flamurtari ka tri pikë më shumë se Kastrioti (33) dhe një fitore ndaj krutanëve, do ta çonte në gjashtë pikë diferencën pesë javë para përfundimit të sezonit.

Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, do të ketë plot pesë mungesa kundër krutanëve, përfshirë dhe sulmuesin e ri Odise Roshi, ky i fundit është në provë te Paris Saint Germain në Francë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›