E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, 30 gola në Gjermani

www.albania-sport.com - Sulmuesi shqiptar i Tus Koblenz, Edmond Kapllani, u hakmor ndaj ish-skuadrës së tij, Karlsruher, në barazimin 2-2 në ndeshjen hapëse të javës së 31-të të kampionatit gjerman Bundesliga 2.

Sulmuesi durrsak realizoi në minutën e 31-të golin e barazimit të përkohshëm 1-1, me një gjuajtje me të djathtën pas shërbimit të Viblishauzerit, kur më parë për Karlsruher kishte shënuar në minutën e 2-të, Stindle.

Mavriç me penallti çoi në 2-1 shifrat për Tus Koblenz (62’), por Stafeldt barazoi me një gol me kokë (82’) për Karslruher.

Për sulmuesin durrsak, të huazuar nga Augsburgu, bëhet fjalë për golin e tij të katërt në 14 ndeshje me fanellën e Tus Koblenz, e njëherësh edhe për golin e tij të 30-të jubilar në Gjermani, duke llogaritur këtu edhe 26 golat e realizuar me ish-ekipin e tij, Karlsruher.

Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar 28 gola në Bundesliga 2 (86 ndeshje) dhe 2 gola në Bundesliga 1 (48 ndeshje)

Mesfushori Ervin Skela u aktivizuar në takimin kundër Karlsruher në minutën e 88-të në vend të Gunkel.

Tus Koblenz vazhdon të jetë në zonën e rënies nga Bundesliga 2, i parafundit, me 29 pikë pas 31 ndeshjesh.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›