E Diel, 1 Nëntor 2026

"Incidenti", avioni australian humbi lartësinë

Kompania australiane e fluturimeve Qantas Airways njoftoi se një prej avionëve të saj shmangu tragjedinë në ajër.

Si pasojë e humbjes së menjëhershme të lartësisë, të paktën 40 pasagjerë e anëtarë ekuipazhi u plagosën gjatë fluturimit Singapor-Perth.

Në bordin e boingut A330-300 udhëtonin 303 pasagjerë dhe 10 anëtarë ekuipazhi. Ai kreu një ulje emergjence në Lirmont të Australisë Perëndimore thuhet në njoftimin e kompanisë.

Hetimet kanë filluar,ndërkohë që ky është incidenti më i fundit që ndodh me avionët e Qantas. Në korrik, shpërthimi i një bombule oksigjeni në bord, detyroi avionin e kësaj kompanie të ulej në ishujt Filipine.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›