E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi Nobel në fizikë

Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2008 është fituar nga Yoichiro Nambu, Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa. Pas Gjermanisë dhe Francës, që fituan Nobelin në mjekësi, janë Japonia dhe Amerika që u vlerësuan në fushën e fizikës.

Shkencëtarit amerikan me origjinë japoneze, Nambu i është caktuar Nobeli për zbulimin e mekanizmit të thyerjes në mënyrë spontane të simetrisë subatomike, ndërsa kolegëve të tij, japonezëve Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa për ndihmën që kanë dhënë për studimet në fizikën kuantike, studime që kanë ndihmuar për të kuptuar më mirë natyrën, siç bëri të ditur Akademia e Shkencave në Mbretërinë e Suedisë.

Çmimi shoqërohet me 1 milionë euro dhe jepet tradicionalisht më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›