Kriza financiare zbut cmimet

Kete te marte ne bursen e Londres nje fuci nafte po shitet me 86 dollare, niveli me i ulet i 12 muajve te fundit. Krahasuar me muajin korrik te ketij viti, cmimi i naftes ka rene me mbi 42 perqind, nderkohe qe ekspertet parashikojne ulje te tjera.
Por renia e cmimeve ka perfshire edhe dritherat. Dje cmimi i grurit ne burse ra me 6.5 perqind. Brenda nje jave cmimi i drithit ne burse ka rene me me shume se 16 perqind, ulja me e madhe qe nga viti i larget 1956. Te njeten tendence kane ndjekur edhe cmimet e disa produkteve te tjera ushqimore.
Por ndonese ne pamje te pare ky mund te duket nje lajm i mire per konsumatoret, ekspertet tani i druhen nje tjeter fenomeni, qe e cilesojne mjaft te rrezikshem, atij te deflacionit, ose e thene ndryshe renies masive te cmimeve qe do ta zhyste ekonomine boterore ne nje periudhe te gjate depresioni.
“Ne kushtet e nje sistemi bankar ne krize, i cili mund te mos jete i afte te ushqeje ekonomine me kredi, ulja e cmimeve e kombinuar me renien ekonomike mund ta shnderroje deflacionin ne me shume se nje kercenim,” shkruan “Bloomberg”.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes u perballen me nje situate te ngjashme ne vitin 2003, kur inflacioni arriti ne me pak se 1 perqind. Per t’u perballur me kete situate Banka Amerikane uli normen e interesit ne 1 perqind, niveli me i ulet i 45 viteve.
Disa eksperte thone se pikerisht kjo eshte edhe zanafilla e krizes aktuale boterore, pasi norma e ulet e interesave nxiti nje bum te kredive me cmim te lire, cka me vone rezultoi nje vetevrasje per bankat.