E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-McCain, gati per sfiden e dyte

Kandidatet per ne Shtepine e Bardhe do te perballen ne debatin e dyte televiziv, ndersa fushata ka arritur tonet me te ashpra.

Sondazhi i Reuters/ZOGBI dhe CBS tregon ne avantazh kandidatin demokrat Barack Obama me 4 pike ndaj kundershtarit republikan. Nje tjeter sondazh, ai i CNN tregon gjithashtu kryesues Obama.

Debati i dyte televiziv mes kandidateve, qe zhvillohet ne Universitetin Belmont te Neshvill ne Tenesi do te transmetohet live ne Top Channel, i cili ndoqi ne detaje platformat dhe retoriken e kandidateve, ne perballjen e pare te tyre si dhe debatin e zevendesave, Biden-Palin.

Perballja e trete dhe e fundit televizive mes kandidateve per presidencen e Shteteve te Bashkuara do te zhvillohet me 15 tetor, ne Universitetin Hostra ne Hempsted te Nju Jorkut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›