Ekspertet: Ekonomia amerikane ne recesion

Parashikimet ekonomike qe u degjuan ne takimin e Shoqates Kombetare te Ekonomise se Biznesit, te njohur si NABE, theksonin se ekonomia amerikane eshte tashme ne recesion.
Recesioni eshte nje renie e vazhdueshme ekonomike qe ka zgjatur te pakten 6 muaj. Teknikisht, nje komision ekonomistesh te pavarur analizon nese ka filluar recesioni.
Deri tani ky komision ende nuk ka dhene gjykimin e tij. Por ekonomistet ne takimin e shoqates NABE thone se me renien e vazhdueshme te cmimit te shtepive, ngrirjen e tregut te kredive dhe ngadalesimin e shpenzimeve te konsumatoreve, nuk ngrihet me pyetja nese ekonomia amerikane eshte ne recesion, por sa do te zgjase recesioni.
Ekonomisti Kris Varvares, presidenti i ardhshem i shoqates NABE, parashikon se ekonomia amerikane do te perjetoje nje renie te thelle dhe te gjate.
“Probabiliteti po rritet gjithnje e me shume per nje rezultante edhe me te keqe te Prodhimit te Brendshem Bruto dhe per nje skenar qe i perngjet nje humnere pa fund. Shpresojme se nuk do te shkojne deri atje gjerat. Shpresojme qe Departamenti i Thesarit, Rezerva Federale, si dhe banka te tjera qendrore ne te gjithe boten nuk do ta lejojne qe gjendja te precipitoje aq keq. Por besimi tek tregu eshte shume i brishte”, eshte shprehur Varvares.