Incidenti i Ramës në Vjenë, deputetët e PD-së kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor
TIRANE - Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë kryeministri Berisha, një grup deputetësh demokratë depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, për zbardhjen e incidentit mes kryetarit të opozitës Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka në Vjenë.
Gjatë seancës plenare të së enjtes, kryeministri Berisha reagoi ashpër, duke e cilësuar sipas tij agresionin e Ramës ndaj Cekës si dhunë shtazore dhe rrugaçëri. Shefi i qeverisë akuzoi liderin e opozitës se ka ushtuar dhunë jo vetëm ndaj diplomatit por edhe kolegëve të tij të partisë apo dhe femrave që ka pasur në krah.
“Jemi gati në këtë Parlament të sjellim jo një por 30 dëshmitarë. Është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor parlamentar për këtë akt të dhunshëm. Ky parlament voton komisionin hetimor parlamentar për të hetuar gjerë aktin e paprecedentë të turpshëm e amoral, që nuk ka ndodhur në historinë e këtij shteti, të agresionit të një diplomati të ri nga kreu i opozitës në një moment sfazimi total bipolarizmi ose overdoze. Ditën e hënë do të votohet komisioni", - paralajmëroi Berisha.
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili i bëri thirrje Berishës të shkarkojë diplomatin Egin Ceka nga Misioni i Shqipërisë në OSBE.
Harxhi: Rama dhunoi diplomatin për votën e emigrantëve
Një ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme, me anë të zv/ministres, Edit Harxhi ka dënuar incidentin në Vjenë mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, ngjarje që sipas saj "ka fyer e cënuar rëndë imazhin e Shqipërisë". Duke e cilësuar këtë incident si "një akt i paprecedentë", Harxhi ka pretenduar se "Rama ka potencuar gjatë bisedës së tij, që nuk është e mundur vota e shqiptarëve për arsye të tejpolitizimit të përfaqësive diplomatike shqiptare e pikërisht z.Ceka duke u nisur nga dëshira e tij për të bashkëbiseduar dhe për ta depolitizuar bisedën është afruar tek z.Rama për të diskutuar rreth kësaj temë. Në këtë moment z.Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale, më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve Ramës dhe diplomatit Ceka", - ka pretenduar Harxhi.
Selia rozë: Diplomacia, e degraduar dhe banale
Partia Socialiste mohoi ushtrimin e dhunës nga ana e kreut të kësaj partie, Edi Rama, ndaj diplomatit Egin Ceka, në Vjenë. PS shprehu "keqardhje për nivelin banal ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik shqiptar. Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e PS-së, Edi Rama", thuhet në deklaratë. "Pas takimit djali i Neritan Cekës, që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike. MPJ i doli në mbrojtje një 'diplomati', shëmbëlltyrë e degradimit të trupit diplomatik", - thuhet në reagimin e PS.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Egin Ceka rrëfen përplasjen në Austri: Rama më kapi veshin