Meta: Opozita në një linjë, zgjidhja për KQZ rivendosja e konsensusit
TIRANË- Kryetari i LSI-së Ilir Meta shprehet se zgjidhja e vetme për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është rivendosja e besimit dhe konsensusit mes palëve.
“Aktualisht kemi një situatë të papranueshme, përgjegjësia është drejtpërdrejt e mazhorancës e cila dhunoi Kushtetutën e Kodin zgjedhor dhe KQZ. Zgjidhja e vetme është rivendosja e besimit dhe konsensusit mes dy forcave që kanë bërë kodin. Dihet kush e prishi konsensusin në mënyrë të njëanshme dhe brutale”, tha Meta.
Meta shtoi se, “Zgjidhja e njëanshme nuk është zgjidhje për ne. Është me rëndësi rivendosja e besimit dhe konsensusit. Opozita nuk e ka goditur dhe cënuar në një mënyrë të njëanshme këtë institucion”, tha Meta.
Meta e cilësoi tentativë për të mbjellë diversion deklaratat që thonë se kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka qenë kundër anëtarët të zgjedhur të LSI në KZAZ.
“Opozita e bashkuar është në të njëjtën linjë, asnjë përpjekje për të mbjellë diversion në radhët e opozitës nuk shkon. Për KQZ ne jemi në sinkron të plotë edhe me zotin Dule.
META: ALEANCA POPULLORE SURPRIZË PËR ROTACIONIN E 23 QERSHORIT
Para se të bënte këto deklarata, kreu i LSI-së prezantoi para mediave lidershipin e Aleancës Popullore, partia më e re politike që mbështet çështjen çame, e cila është pjesë e 'Aleancës për Shqipërinë Europiane'. Meta u shpreh i bindur se kjo do jetë një nga forcat surprizë në zgjedhjet e 23 qershorit që do kontribuojë për rotacionin, sic tha ai.
Meta tha se, “Aleanca Popullore është një forcë e re dhe e investuar qartë në koalicionin e ri me një vizion tepër konstruktiv. Kjo forcë ka si prioritet afirmimin dhe zgjidhjen e çështjes çame në kuadër të Integrimit Evropian. Jam i bindur që do jetë një nga surprizat e 23 qershorit, duke dhënë kontribut për realizimin e rotacionit. Aleanca jonë përfaqëson koalicionin më të gjerë të realizuar ndonjëherë në dekadat e fundit. Prania e Aleancës Popullore tregon larminë dhe vizionin e përbashkët që është ndërtimi i një Shqipërie të standardeve evropiane”, tha Meta.
Sipas kreut të LSI, çështja çame dhe zgjidhja e saj mbetet prioritet. “LSI e ka prioritare çështjen çame, realizimin e të drejtave të mohuara të këtij komuniteti fisnik. Kjo është një shprehje e solidaritetit me ketë komunitet të mrekullueshëm. Kjo na bashkon të gjithëve për realizimin e një Shqipërie Evropiane”, tha Meta.
(vijon)